Zvicra kualifikohet në evropian me fitore bindëse ndaj Gjibraltarit

albnews
By
1 Min Read

Zvicra sonte po zhvillon ndeshjen e fundit për kualifikime në Euro 2020.

Zvicra që tani njihet përfaqësuesja e tretë e shqiptarëve, është kualifikuar në Evropian si e para e Grupit D, pasi e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 1-6.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka luajtur në pozicion të ri, si sulmues, i cili edhe e ka shënuar golin e 6-të.

Zvicra ka 18 pikë dhe është kualifikuar si e para e grupit. Kurse Danimarka është kualifikuar si e dyta dhe ka 17 pikë. Danimarka sonte ka barazuar me Irlandën 1-1, duke e lëshuar mundësinë që të kualifikohet si e para e grupit./KosoavPress/

Share This Article