Julian Nagelsmann është emëruar si trajneri kryesor i kombëtares së Gjermanisë në futboll, me kontratë deri pas Euro 2024. Ish-trajneri i Bayern Munich zëvendëson në këtë post të shkarkuarin Hansi Flick.
Gjermania u nda me Flick këtë muaj, një ditë pas humbjes 4-1 në shtëpi ndaj Japonisë në një miqësore. Katër herë kampionët e botës janë në kërkim të formës sportive, teksa kanë dështuar të dalin nga grupet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022, kjo nën drejtimin e Flick.