Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar se Presidenti i Francës, Emanuel Macron, t’i ketë thënë në lidhje me negociatat se ai nuk ishte djali i keq dhe se ka bërë më të mirën për Shqipërinë.
“Po kur dolën të gjithë kundër Macronit, Macroni më tha dhe mua se: nuk jam unë bad guy (djali i keq), bëra më të mirën për Shqipërinë, por ata e dinë shumë mirë si është situata reale në Shqipëri”, tha ai në Opinion.
I pyetur se a do ta shpërndajë Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti Meta nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se Parlamenti një ditë do shpërndahet. “Kot sa rri dhe kështu si është. Ju e dini që me dekret të presidentit shpërndahen. Ata duhet ta kuptojnë vetë që duhet të shkojnë të votohen. Unë kam ca punë të tjera më të rëndësishme se kaq. Unë mendoj që ka ardhur koha e referendumeve sepse këtu nuk funksionon dialogu politik kemi lidera që nuk marrin përgjegjësi për ato që bëjnë. Prandaj tu japin mundësi qytetarëve të shprehen”, tha ai./TCh/