ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 4 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 5 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 6 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 6 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

“450 lekë të vjetra në ditë, ama udhëton me urban si mbret”, Lutfi Dervishi: Tani fund fukarallëkut!

albnews by albnews
22 September, 2023
in Opinion
0
“450 lekë të vjetra në ditë, ama udhëton me urban si mbret”, Lutfi Dervishi: Tani fund fukarallëkut!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Lutfi Dervishi

Pensionistët, tani fund fukarallëkut!

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Lajmi se pensionet do të rriten me 8% ka lënë pa gojë armatën e 700 mijë pensionistëve. Në një lëvizje të papritur deputetët që mezi arritën të dyfishojnë  rrogat e tyre,  befasuan të madh e të vogël me rritjen e paprecendtë që pritet t’u bëhet pensioneve.

Nëse pensioni mesatar në qytet është 17 mijë lekë në muaj (170 mije leke) me rritjen e MADHE që pritet të ndodhë në muajin tetor,  çdo pensionist, çdo muaj të vitit,  do të ketë 13 mijë lekë më shumë.

Për ata që mendojnë se është pak dhe nuk mund të bësh asgjë sot me 13 mijë lekë, u duhet kujtuar se janë çdo ditë 450 lekë më shumë.

Tani që me këtë rritje çdo pensionist i dha fund fukarallëkut pyetja është si mund të përdoren këto lekë me efikasitet aq më tepër kur kemi familje që kanë dy pensionistë dhe shuma ditore arrin plot në 900 lekë. Të vjetra vërtet, por 900 lekë ama.

Ekspertët ofrojnë disa këshilla praktike për këtë situatë të pa zakontë që  pritet t’i zerë 691 mijë pensionistët e Shqipërisë.

Aventuara ditore. Me 450 lekë secili pensionist mund të udhëtojë si zotni në urban dhe nuk ka nevojë të ecë në këmbë si në vajtje ashtu edhe në kthim. Tashmë gjysmën e rrugës mund të udhëtojë si mbret në autobuz. Por duhet nxituar sa pa u rritur çmimi i biletës urban. Me çmimin e sotëm të biletës, pensionisti kursen edhe 50 lekë. Me 50 lekëshi mund të shfaqet si filantrop dhe t’ia falë një lypësi (nëse ai e pranon 50 lekëshin)

Me 450 lekë në ditë mund të blejë çdo ditë nga një fidan peme dhe po gjeti vend mund të mbjellë një pemë dhe i vetëm pa ndihmën e askujt dhe pa i shtrirë dorën kërkujt brenda 2700 vitesh mund të krijojë i vetëm një pyll orbital prej 1 milionë pemësh. Kuptohet që pensionisti nuk do jetojë kaq gjatë, por mund ta lë amanet që brez pas brezi secili pensionist i familjes të mbjellë pemë. I lë famljes një emër të mirë dhe një nismë që turpëron çdo kryebashkiak të planetit.

Investim në real estate.  çmimet e banesave vërtet janë rritur shumë, por me 450 lekë në ditë, për 120 mijë euro mund të blesh një garsoniere të mire 45 metra kudo në Tiranë. Mrekulli apo jo? Për këdo që ngre vetullat dhe të bëjnë hesap duke të thënë se duhen 1000 vjet për t’i mbledhur këto para i duhet kujtuar se edhe Roma nuk u ngrit në një ditë. Ideja që ne i duam gjërat sot, tani, menjëherë, në këtë çast, në këtë moment na ka marrë në qafë si popull e si komb.  Duhet të kultivojmë pak durimin strategjik. Gjërat e mira duan kohë. Dhe e mira pret.

Ditës  kur e pi kafenë turke në shtëpi për të kursyer  po i vjen fundi. Me 450 lekë çdo ditë mund të rrufisësh një kafe një herë në dy ditë në lokal dhe të kalosh dy orë duke ëndërruar për gjëra të mrekullueshme si ulja e çmimit të bukës, ilaçeve, energjisë, etj, etj.

Familje milioneri. Nëse 450 lekëshin e lë në bankë në llogarinë e kursimit, brenda vetëm 10 viteve mund të gjenerohet 1 milionë lekë dhe nipi yt mund të jetë krenar se falë gjyshit mund ta quaj veten milioner. Me këto 1 milionë lekë vërtet nipi nuk mund të blej makinë, shtëpi apo pasuri, por mund të jetë krenar se do ta quaj veten milioner.

Pra me 450 lekë në ditë, mundësitë për pensionistët janë të pafundme. Vetëm duhet vrarë mendja si duhen futur në punë 13 mijë lekë në muaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result