KUKËS– Qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas skandalit seksual të Safet Gjicit. 45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa materialet zgjedhore janë shpërndarë në të 74 Qendrat e Votimit. Në Kukës, do të ketë vetëm identifikim elektronik. Procesi vijon pa probleme, ndërsa deri më tani ka pasur pjesëmarrje të ulët.
Qytetarët do zgjedhin mes dy kandidatëve, mes Albert Halilajt të socialistëve dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat për shkak të përçarjes.
Në Kukës, do të ketë vetëm identifikim elektronik. Ndërsa qytetarët do të votojnë vetëm në një fletë votimi, ku numrin 1 e mban kandidati i PS, ndërsa numrin 2 e mban ai i “Bashkë Fitojmë”.