Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajë një konferencë për mediat në orën 20:00, ku pritet të flasë për incidentin e sotshëm në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë nje efektiv policie.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’i ekspozojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë e Metohi”, ka thënë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dënuar vrasjen e një efektivit të policisë sot në Banjskë të Zveçanit, duke e cilësuar atë si një akt terrorist, për të cilin ka fajësuar drejtpërdrejt Beogradin.