Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbuloi të premten se kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi do të presë samitin e dytë historik mes presidentit amerikan dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un, në fund të shkurtit.
“Përfaqësuesit e mi sapo u larguan nga Koreja e Veriut pas një takimi shumë produktiv”, shkruan në një postim në Twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Samiti do të organizohet në Hanoi, në Vietnam më 27 dhe 28 shkurt.