ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 12 minutes ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 22 minutes ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 1 hour ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 2 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Nxënësja e parë e Marubit, Luigjina Pogu ishte edhe fotografja e parë në Shkodër

albnews by albnews
25 September, 2023
in Kulture
0
Nxënësja e parë e Marubit, Luigjina Pogu ishte edhe fotografja e parë në Shkodër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fotografia në vendin tonë i ka rrënjët e saj në Shkodër. Dinastia “Marubi” nisi të shkrepte fotot e para që në vitin 1856 kur Pietro Marubi do të fillonte punën si fotograf dhe do të çelte të parin atelier të fotografisë në vendin tonë me emrin “Dritë shkronja”. Kjo dinasti do ta vazhdonte punën e saj me Mati Kodhelin, Kel Marubin dhe më vonë të birin e tij Gegë Marubin. Ky i fundit do t’i përkushtohej katalogimit dhe mirëmbajtjes së veprës fotografike të familjes Marubi.

Ishte viti 1952 kur në Studio Marubi do të shfaqej një vajzë e re, e bukur e plot nur, njëjtë si në përshkrimet e vargjeve poetike në tekstet e këngëve të vjetra shkodrane, dedikuar vajzave më të bukura të qytetit. Në këtë vit Luigjina Perdoda Pogu do të niste punën në atelierin e fotografisë së Marubëve duke u bërë kështu nxënësja e parë e fotografit të shquar Gegë Marubi dhe njëkohësisht ndër vajzat e para që do të lëvronin fotografinë në Shkodër.

RelatedPosts

Autoportreti i Rembrandtit nis turneun kombëtar në Britani

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Luigjina ka punuar një jetë si fotografe, fillimisht në atelierin Studio Marubi e më pas në Fototekën Marubi kur ajo do të shtetëzohej. Sot është 91 vjeçe dhe shkel për herë të parë në ambientet e reja të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe ndonëse vitet pasojnë njëri-tjetrin pluhuri i harresës nuk ka mundur t’ja fshijë dot kujtimet dhe gjurmët që i ka lënë puna si fotografe teksa sodit mjediset e muzeut, duke hedhur vështrimin në disa nga fotografitë historike të ekspozuara aty si dhe në objektet e punës që i rikujtohen menjëherë.

”Zotni Gega a do me e marrë këtë vajzë për të punuar. Një dashni dhe një respekt që kanë pasur ato njerëz për mua do ta kujtoj për të gjithë jetën,” thotë Luigjina Pogu, ish-fotografe.

Flet me konsideratën më të lartë për mësuesin e saj, njeriun me të cilin bashkëpunoi shumë vite në fushën e fotografisë Gegë Marubin.

”Jam e gëzuar fort sepse është e meritueshme askurrkush nuk e ka atë që ka pas zoti Gega, fotografimin edhe Korça ka qenë mirë”, thotë Luigjina Pogu.

Luigjina Perdoda Pogu kujton detaje nga puna e saj në laboratorin e atelierit si dhe zhvillimin fotografik përmes retushimit si një moment lehtësues në punën e fotografëve.

Aftësia në përdorimin e mirë të dritës në momentin e shkrepjes së fotografive ishte detaji që spikaste fort në punën e Luigjinës si fotografe, kjo falë kujdesit që tregonin mjeshtrat e fotografisë Gegë Marubi, Shan Pici etj.

Studio Marubi ishte atelieri i parë i fotografisë në Shkodër dhe si e tillë ajo merrte vëmendjen dhe interesin e shkodranëve për të patur një kujtim përmes shkrepjes së aparatit.

E ka të vështirë t’i kujtojë figurat e njohura që ka fotografuar por thotë se kanë qenë të shumtë. Një muze i tillë i fotografisë lartëson punën e Marubëve, shprehet Luigjina gjatë intervistës.

Në fund ka edhe një këshillë për këdo që merret dhe zhvillon fotografinë që të mos e humbin traditën e saj dhe ta pasurojnë gjithnjë e më shumë atë.

Imazhi në përgjithësi apo fotografia në veçanti ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përshtatur zhvillimeve teknologjike dhe frymës së re por njerëz si Luigjina Perdoda Pogu ishin ata që kultivuan fotografinë si një art i vërtetë fisnik duke i dhënë asaj forma të krijimtarisë artistike falë pasionit dhe profesionalizmit në këtë fushë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result