Ukraina ka pretenduar se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi në një sulm me raketa në gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Ky sulm shënoi një goditje të madhe për Moskën, e cila ka pësuar një sërë goditjesh në portin strategjik të Sevastopolit në muajt e fundit, raporton AFP.
“34 oficerë u vranë, përfshirë komandantin e flotës së Detit të Zi. 105 pushtues të tjerë u plagosën”, thanë forcat speciale të Ukrainës.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në ditën e sulmit se një ushtarak ishte zhdukur, ndërsa fillimisht kishte raportuar se një person ishte vrarë.