“Organizim terrorist i urdhëruar nga Beogradi”, Ministri i Brendshëm Zveçla: Dokumenti që gjetëm në automjet mban emrin e nënkryetarit të Listës Serbe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Zveçla, përmes një konference të jashtëzakonshme, vetëm një ditë pas aksionit në Veri, ku si pasojë e të cilit mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku, ka akuzuar palën serbe për sulm terrorist.

Ndërsa prezantonte gjithë arsenalin e armëve të sekuestruara të dielën e 24 Shtatorit, Zveçla deklaroi se gjatë kontrollit të automjeteve, në një prej tyre është gjetur “një dokument i aplikimit të lejes të armës së personit Milan Radoiçiç, i cili është edhe nënkryetar i Listës serbe”. Çka sipas tij, ngre dyshimet se “midis personave të armatosur ka qenë edhe vetë Milan Radoiçiç.”

“Nga kontrolli i veturave është konstatuar se nuk kishin targa, por nën parafrangon e disa prej automjeteve vëreheshin etiketat e regjistrimit që ishin të Serbisë. Në një nga automjetet është gjetur një dokument i aplikimit të lejes të armës së personit Milan Radoiçiç, i cili është edhe nënkryetar i Listës serbe, i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Republikën e Kosovës. Dokumenti është lëshuar nga autoritete serbe, duke ngritur dyshimin se midis personave të armatosur ka qenë edhe vetë Milan Radoiçiç,” deklaroi Zveçla.

Share This Article