• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Akuza për ryshfet/ Senatori Menendez mund të dënohet me vite të tëra burgim, nëse shpallet fajtor

Akuza për ryshfet/ Senatori Menendez mund të dënohet me vite të tëra burgim, nëse shpallet fajtor

by albnews
25 September, 2023
in Bota
0
5
VIEWS

Akuzat për ryshfet dhe konspiracion rrezikojnë të ardhmen politike të njërit prej senatorëve më me ndikim të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa vetë senatori i mohon me forcë akuzat, ekspertët thonë se akuzat janë serioze dhe dëshmojnë për funksionimin e një sistemi të fortë gjyqësor në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq në shtetin e senatorit, në Nju Xhersi, banorët nuk shprehen të befasuar.

Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez, përballet me një sërë akuzash federale, ndër të tjera se mori ryshfet, që përmes ndikimit të tij të përfitonin tre sipërmarrës dhe qeveria e Egjiptit, si dhe ndihmoi për zgjidhjen e problemeve ligjore të bashkëpunëtorëve të bashkëshortes së tij. “Agjentët e FBI-së kryen kontroll tek banesa dhe tek banka ku ruanin objektet në kasafortë Senatori Menendez dhe Nadine Menendez në Nju Xhersi. Në dollapët e rrobave, ata zbuluan rreth 500 mijë dollarë të futur në zarfe. Disa nga paratë ishin të futura nëpër xhepat e rrobave të senatorit. Dhe kjo nuk është e gjitha. Agjentët zbuluan edhe sasi të mëdha floriri”, njoftoi Damian Williams, prokuror i distriktit jugor të Nju Jorkut.

Senatori Menendez ishte përballur edhe më parë me akuza për korrupsion në vitin 2017, por prokurorët nuk e vazhduan çështjen, pasi juria në gjyqin kundër tij, nuk arriti të merrte një vendim nëse ai ishte fajtor, apo jo. Senatori i ka mohuar me forcë akuzat e reja, por kjo nuk ka befasuar aspak banorët e Nju Xhersit. “Nuk befasohem. Shumë veprime të paligjshme dhe është e përfshirë edhe e shoqja. Dhe kjo është hera e dytë që akuzohet për korrupsion”, thotë Liz Batan, banore e Nju Xhersit. “Aspak i befasuar. Pasi ja hodhi njëherë, përse të mos e bënte prapë? Është përqasje tipike prej politikani. Nëse nuk gjendesh ndonjëherë fajtor, është një ftesë që të vazhdosh veprimet që ke bërë”, thotë Jack Sabulich.

Senatori thotë se akuzat janë një sulm politik ndaj karrierës së tij. Ai deklaroi se: “Forca në prapaskenë janë përpjekur vazhdimisht ta heshtin zërin tim dhe të më bëjnë gropën politikisht. Kam besim se kjo çështje do të zgjidhet me sukses pasi të jenë paraqitur të gjitha faktet, dhe bashkëqytetarët e mi të Nju Xhersit do të shohin të vërtetën”. Me gjithë mohimin e tij, ekspertët thonë se akuzat që i janë ngritur janë serioz. “Është skemë klasike korrupsioni. Aktpadia ngre tre akuza të veçanta për konspiracion ndaj Senatorit Menendez. Të marra së bashku, Senatori Menendez përballet me një dënim maksimal prej 45 vitesh burgim”, thotë ish-prokurori federal, Adam Kamenstein. Ai shton megjithatë se edhe nëse gjendet fajtor, dënimi mund të mos rezultojë aq i ashpër.

“Gjykata ka hapësira të mëdha për ta përshtatur dënimin. Pra në fund të ditës, nëse gjendet fajtor, Senatori Menendez mund të dënohet me shumë më pak se 45 vite”, thotë zoti Kamenstein. Pas akuzave të ngritura javën e kaluar, senatori hoqi dorë nga roli drejtues në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ish-prokurori dhe tashmë profesori Bennett Gershman e konsideron ngritjen e akuzave ndaj një zyrtari të lartë amerikan aktualisht në detyrë, si një dëshmi për funksionimin e sistemit gjyqësor amerikan.

“Ndjesia ime është se sistemi ynë gjyqësor, sistemi ynë i zbatimit të ligjit, vazhdon të mbahet goxha i fortë. Mendoj se aktpadia për Menendezin tregon se megjithëse dikush mund të mendojë se është i plotfuqishëm dhe se nuk do të përballet ndonjëherë me pasojat e pandershmërisë dhe korrupsionit të tij, nuk do të jetë kështu. Nëse Menendez gjendet fajtor, kjo mund t’i ndodhë kujtdo, madje edhe një ish-presidenti”, thotë zoti Gershman, profesor i juridikut në Universitetin Pace. Ekspertët thonë se mund të jetë e vështirë për Senatorin Menendez të mbijetojë politikisht pas akuzave të ngritura. Vetëm pak orë pasi u njoftuan akuzat, Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, i bëri thirrje kolegut të tij demokrat të jepte dorëheqjen.

Previous Post

Njihuni me hotelin më të mirë në botë

Next Post

Miley Cyrus bëhet brune dhe befason fansat me look-un e ri, ja fotot që postoi këngëtarja në Instagram

albnews

albnews

Related Posts

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë
Bota

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane
Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

13 May, 2025
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

13 May, 2025
Next Post
Miley Cyrus bëhet brune dhe befason fansat me look-un e ri, ja fotot që postoi këngëtarja në Instagram

Miley Cyrus bëhet brune dhe befason fansat me look-un e ri, ja fotot që postoi këngëtarja në Instagram

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM