Presidenti rus Vladimir Putin “urdhëron” ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu, që kundërofensiva ukrainase të ndalet deri në fillim të tetorit dhe ka udhëzuar që të përmirësojë situatën në terren.
Lajmi është bërë me dije në mediat ndërkombëtare të cilat citojnë një burim të brendshëm të Kremlinit.
“Putini thuhet se i dha ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu një afat prej një muaji deri në fillim të tetorit 2023 për të përmirësuar situatën në vijën e frontit, për të ndaluar kundërofensivat ukrainase dhe për t’i bërë forcat ruse të rimarrin iniciativën për të nisur një operacion sulmues kundër një qyteti më të madh,” bën me dije Instituti për Studimin e Luftës në një përditësim të të dhënave. Ai tha se komanda ushtarake ruse ka të ngjarë të urdhërojë sulme të pamëshirshme me shpresën për të detyruar kundërofensiven ukrainase të arrijë kulmin, edhe me një kosto të lartë për aftësitë ushtarake ruse.
Rusia nisi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, duke e futur fqinjin e saj nën një pushtim të plotë dhe duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe duke zhvendosur miliona.