Qeveria e Republikës së Serbisë në seancën e sotme ka shpalluar datën 27 shtator si Ditë Zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë dhe Metohi, ku u vranë 4 serb.
Qeveria e Kosovës u kërkon të gjithë mediave që programet e tyre të kenë në fokus shpalljen e Ditës së Zisë, ku në këtë mënyrë ata respektojnë viktimat në Kosovë dhe Metohi, thuhej në njoftimin e Qeverisë, raporton media serbe Novosoti
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca edhe për dy të pandehurit pjesë e grupit terrorist serb në Banjskë, të cilët të dielën sulmuan Policinë e Kosovës, e për pasojë u vra polici Afrim Bunjaku
Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku dhe plagosën 2 të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës shkëmbyen të shtëna me policinë.