ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç. 51 minutes ago
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK 54 minutes ago
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese 1 hour ago
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi 1 hour ago
Rrëzohet helikopteri në Mbretërinë e Bashkuar, një i vdekur dhe 3 të plagosur 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

albnews by albnews
26 September, 2023
in Opinion
0
Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

nga Prof. Artan Fuga

Nuk ka shqiptar që e do popullin e tij, të mos ndjejë dhimbje për ruajtësin e rendit vrarë nga komandoja kriminale stërmadhe serbe në Kosovë!

RelatedPosts

Predispozicioni, favorizimet paraprake dhe njëanshmëria e qeverisë lokale

Emigrantit i jepet 500 paund për abuzues seksual pasi kërcënoi të prishë deportimin.

Asgjë tjetër nuk ka funksionuar – kështu që Starmer dhe Reeves më në fund po tregojnë të vërtetën për Brexit-in

I paharruar do të mbetet! Patriotët e mëdhenj të Kosovës martire kanë dhënë jetën për ta bërë shtet ! Dëshmori i tanishëm ra si hero në mbrojtje të Kosovës si shtet!

Por, përtej kësaj ngjarjeje, ka vend për të menduar për fatin e Kosovës.

Pse kaq tragjik?

Si nuk ra njëherë në qetësi duke e lënë rehat atë popull.

Nën perandorinë osmane ju lehtësua disi pesha e sundimit serb. Por, në shekullin e 19-të pikërisht nga degradimi osman, u copëtua nga fqinjët e saj, ndonëse në Prizren u bë djepi i hedhjes së themeleve të pavarësisë së Shqipërisë.

Shpëtoi Shqipëria por me harxhet e Kosovës.

Nën sundimin fashist dhe nazist, gjoja u bë bashkimi me Shqipërinë, por ç’e do nën sundimin pushtuesit që masakroi të gjithë Evropën.

Drama kosovare bënte që nacionalisti kosovar të binte nën thundrën e bashkëpunimit me nazizmit, jo pak, kurse internacionalisti kosovar të binte preh e djallëzive të Titos.

Sa fitonte pak liri nën Jugosllavinë e Titos, sikurse ishte pak kohë në vitet ’70, pas masakrave rankoviçiane, aq edhe bëhej i dyshimtë për Shqipërinë komunsite, dhe sapo afrohej me mëmëdheun aq më shumë shteti amë e përdorte popullësinë kosovare si mburojë ndaj ndonjë agresioni të mundshëm sovjetik.

Vrituni për mua!

Ikën dhe iluzionet e bashkimit kombëtar. U shkri si akujt polarë nën ngrohjen klimatike.

Kosova u shpall shtet i pavarur, por me dy sëmundje. Nuk duhej të afrohej territorialisht me Shqipërinë dhe brenda vetes i kërkojnë në thelb të ketë një shtet në shtet, pra komuna të bashkuara autonome serbe.

I kërkojnë që katrori të jetë rreth dhe rrethi të jetë katror!

Pësoi edhe konstruksione ideologjike absurde. Jo minishengen me Serbinë dhe të gjithë Ballkanin, jo Ballkan i hapur, hapa – dollapa, kush është mbrapa!

Kuje o kuje!

Hë pra kush është mbrapa!

Iluzioni se të gjithë ballkanikët do të shkojnë bashkë në Evropë. Ujq, qingja, derra, kapronj, dele, të gjithë bashkë në një barkë!

Hapa – dollapa, sytë i ke të futur mbrapa!

Kush është shkaku kush?

Nuk gjendet me qarje dhe me ofshama, nuk fshihet me Ballkan të hapur, as me këmbë të hapura, apo Sezam hapu, as duke i ndryshuar emrin Ballkanit, sepse realiteti mbetet po ai, as duke u mbyllur në kështjellë të izoluar.

Por, kush dëgjon! Duhen studime strategjike! Duhen qendra shkencore të analizojnë thellë ç’po na ngjet si komb!

Pse ky mallkim mbi Kosovën!

Por kush mendon për shkencën! Albanologjinë e kujtojnë si shkencë për shekuj të kaluar, ndoshta për të gjetur se kush ishin ata që ndërtonin 8000 vjet më parë kasolle mbi gjol në Lin.

Albanologjinë e konceptojnë si arkeologji. Jo si shkencë mbi aktualitetin. Si grumbull shkencash klasike me metoda tradicionaliste, jo si përqasje ndërdisiplinare që zbulon, parashikon, monitoron, drejton.

Mendja e kombit futur në kllapat e politikës ku politikani e do shërbëtor intelektualin, kërkuesin shkencor, dijetarin!

Kërcejmë valle, vemë kujen, por mbetemi në padituri! Pretendojmë të jemi superfuqi që vendos rregull në glob, por nuk arrijmë të kuptojmë se çfarë po na ngjet në vatër!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

30 October, 2025
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

30 October, 2025
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

30 October, 2025
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

30 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result