ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 4 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 4 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 4 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 4 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Autoritetet e Kosovës identifikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist

albnews by albnews
26 September, 2023
in Technologji
0
Autoritetet e Kosovës identifikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet në Prishtinë thanë të martën se një nga pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës të dielën në veri, është nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi pamje nga droni ku shihet një grup personash të armatosur rëndë teksa qëndrojnë në një pjesë të ndërtesave të manastirit ortodoks në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Në pamje theksohet se një nga ta është Milan Radojçiç, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

“Kryekrimineli Radojçiç ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, shkroi në rrjetin Facebook ministri Sveçla

As Lisa Serbe dhe as vet nënkryetari i saj Radojçiç nuk kanë komentuar pohimet e tilla. Autoritetet në Serbi e kanë mohuar çfarëdo lidhjeje me grupin.

Lista Serbe shpalli ndërkaq tre ditë zie në zonat e banuara me shumicë serbe në kujtim të tre sulmuesve të armatosur që u vranë të dielën në përleshje me policinë. Qeveria e Serbisë e shpalli të mërkurën ditë zie.

“Ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”, shkroi ministri Sveçla.

Gjashtë persona u arrestuan pas përleshjeve të së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku një grup personash të maskuar dhe me uniforma ushtarake sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër.

Grupi më pas hyri me forcë në manastirin ortodoks në fshatin Banjskë duke vazhduar të qëllojë mbi policinë. Përleshja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën. Tre nga sulmuesit e armatosur mbetën të vrarë.

Sulmi u cilësua si akt terrorist nga institucionet e Kosovës dhe diplomatët perëndimorë.

Një gjykatë në Prishtinë, u shqiptoi sot masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre personave të arrestuar për përfshirje në sulmin e së dielës. Që të tre, sipas gjykatës dyshohen për përfshirje në “vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprave terroriste”. Për dy prej tyre masa u shqiptua në gjykatë, ndërsa për të tretin seanca u mbajt në spital ku po trajtohet për shkak të plagëve të pësuara gjatë përleshjeve.

“Dushan Maksimoviçit sot i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim. Ne do të ankimojmë aktvendimin. Kemi vënë në dukje disa fakte që besojmë se janë relevante dhe që tregojnë se kjo është diçka që ndoshta është më shumë keqkuptim sesa diçka që mund të lidhet me krimin”, tha Dejan Vasiç, avokat i njërit prej të arrestuarve.

Kosova i bëri thirrje Serbisë që të dorëzojë serbët e armatosur, për të cilët tha se ishin arratisur pas sulmit të së dielës, i cili ka nxitur shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e rajonit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result