Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Romë. Ai ka takuar fillimisht presidentin e senatit të Italisë, Ignazio la Russa, ndërsa më vonë pritet të ketë një takim edhe me kryeministren Giorgia Melonin.
Rama u shpreh se në fokus të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve
“Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.