Estonia i është bashkuar Gjermanisë në një program të përbashkët furnizimi me municione për Ukrainën.
“Jam shumë, shumë i lumtur që Estonia sapo ka vendosur të bashkohet me kontratat kornizë gjermane për municionet”, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius në një takim me homologun e tij estonez Hanno Pevkur.
”Ky bashkim do t’i mundësojë industrisë të rrisë kapacitetet prodhuese, gjë që është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Municionet janë dhe do të mbeten një faktor vendimtar për qëndrueshmërinë e Ukrainës”, tha Pistorius.
“Ne duhet të shpresojmë se industria është gati të prodhojë më shumë, kështu që ne mund të blejmë më shumë”, theksoi nga ana e tij Pevkur duke iu referuar gjithashtu programit të BE-së të nisur nga Estonia për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie.
Deri më tani është mbledhur një e katërta e totalit.