Arsenali dhe Man United, favorit për top katërshe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, mendon se Arsenali dhe Manchester Unitedi janë favorit për të përfunduar në top katërshe.

Derisa Manchester City, Liverpooli e Tottenhami janë shkëputur në tri pozitat e para, lufta më e madhe është duke u bërë për pozitën e katërt, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Për këtë pozitë, luftojnë tri skuadra të mëdha; Arsenali, Manchester Unitedi dhe Chelsea, kjo e fundit aktualisht veçse gjendet aty me 50 pikë, dy më shumë se Unitedi dhe tri më shumë se Arsenali.

Sipas Emery, do të jetë shumë e vështirë deri në fund për të rrëmbyer pozitë e katërt, i cili si favorit i sheh Arsenalin dhe Unitedin.

“Është e vështirë, sepse para kemi dy ekipe më të mira se ne. Por, gjithçka është e mundshme, ka edhe shumë ndeshje. Jemi tri pikë prapa Chelseat dhe vetëm dy pikë prapa Manchester Unitedit, që janë dy skuadra të mëdha”, tha Emery.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply