ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 5 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 6 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 6 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 6 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Dukagjin, krismat e armëve i marrin jetën babait, i biri në gjendje të rëndë

albnews by albnews
27 September, 2023
in Shqiperia
0
Dukagjin, krismat e armëve i marrin jetën babait, i biri në gjendje të rëndë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dukagjini është tronditur të mërkurën nga krismat e armëve, ku sipas të dhënave të para mësohet se ka një viktimë dhe një të plagosur rëndë. Nga burime policore mësohet se kemi të bëjmë me një skemë atentati ndaj dy personave, që janë babë e bir.

Informacionet pranë vendit të ngjarjes bëjnë fjalë se viktima të këtij atentati janë shtetasit Zef Guri (viktima), ndërsa i plagosur është djali i tij, Gjin Guri, i cili është nisur me ambulancë drejt Tiranës. Mësohet se ai ka marrë tre plumba në këmbë dhe një në kokë.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rendë. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i vrasjes.

Autori, pas krimit, është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se Gjin Gurit në nëntor të vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

“Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G. Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma. Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër,” njofton policia.

Në drejtim të Dukagjinit mësohet se janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSH-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSH, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në foto, Gjin Guri i arrestuar në 2015

Kush ishte shënjestra e atentatit?

Zef Guri zyrtarisht ka ndërruar jetë pas breshërisë së plumbave, ndërsa i biri, Gjin Guri, ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Por kush ishte realisht shënjestra e atentatit? 

Më 15 nëntor të vitit 2021, Gjin Gurit i është vendosur tritol në lokalin e tij në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, në Dukagjin. Pronari i lokalit, Gjin Guri, që duket se ishte shënjestra e sulmit me lëndë plasëse, është një person me precedent penal. Ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Ndërkohë, në vitin 2015 Gjin Guri u arrestua sërish nga Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Bjeshkët”.

Në atë periudhë, Gjin Guri ishte një person në kërkim. Ai dyshohej si personi që qëlloi ndaj Policisë 6 vite më parë për të mbrojtur parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç,” thuhet në njoftimin e Policisë më 27 shtator 2015.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result