Ardit Delijaj kualifikohet në finale, synon të artën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksieri kosovar, Ardit Delijaj është kualifikuar në finale të turneut memorial ndërkombëtar “Bocskai Istvan”, që po mbahet në Debrecen të Hungarisë.

Delijaj shënoi dy fitore të premten dhe sot, në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Në çerekfinale mundi spanjollin, Alejandro Camacho Fernandez, ndërsa sot në gjysmëfinale triumfoi ndaj lituanezit, Paulius Zujevas.

Arditi sot takohet në finale me norvegjezin, Artjom Kasparian.

Boksieri tjetër, Shpëtim Bajoku, u mposhtë në luftën e parë, të kategorisë deri në 64 kilogramë.

Turneu është në kalendarin e garave të Unionit Evropian të Boksit, ndërsa po marrin pjesë 30 shtete të botës.

Ndarjen e drejtësisë në këtë turne po e kryen me sukses edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply