Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste në Banjskë të Zveçanit.
Në një shkrim në Twitter, tani rrjet social me emrin “X”, Kurti ka thënë se këto armë janë bërë nga prodhuesit shtetëror serbë.
E sipas kreut të shtetit, i gjithë ky arsenal armësh të hyjë në Kosovë pa përfshirjen e qeverisë së Vuçiqit, s’ka logjikë tjetër.
“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, shkroi Kurti.
Kurti edhe gjatë seancës së Kuvendit të enjten ka folur për armatimin serb në Kosovë.
Reklama
“I gjithë ky armatim i konfiskuar është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh për nga lloji dhe sasia për një ushtri të tërë. Fajësimi i Serbisë është i paevitueshme e i pashmangshëm edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë”, ka deklaruar Kurti.