ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 2 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 2 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 2 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 2 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Vuçiç për sulmin në Banjskë: Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

albnews by albnews
28 September, 2023
in Technologji
0
Vuçiç për sulmin në Banjskë: Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përleshje të armatosura në manastirin në Banjskë të Zveçanit, ngjarje për të cilën Kosova e fajëson Beogradin, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke mohuar çdo përfshirje të Qeverisë serbe në këtë ngjarje.

Një grup i armatosur – që sipas Kosovës ishte i përbërë prej rreth 30 personash – sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia më pas tha se në përleshje u vranë edhe tre sulmues.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Vuçiç i tha Reutersit se Beogradi dënon vrasjen e policit dhe shtoi se Serbia “do të nisë procedurat para trupave gjyqësorë” për të hetuar të dyshuarit.

“Se çfarë krimesh do të dyshohen, kjo u përket prokurorëve”, tha ai.

Vuçiç përsëriti pretendimin se një prej sulmueseve të vrarë është qëlluar në kokë nga Policia e Kosovës “nga një distancë prej një metër” pasi, sipas tij, ai ishte dorëzuar, duke e cilësuar këtë si “ekzekutim”.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, mohoi këto pretendime të Vuçiçit.

“Zyrtarët tanë kurrë nuk do të bënin diçka të tillë. Njërit prej të arrestuarve iu dha ndihma mjekësore në vendin ku u arrestua, me synim që t’i shpëtohej jeta, pasi ai ishte i plagosur”, tha ai.

Vuçiç mohoi akuzat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Beogradi qëndron pas kësaj ngjarjeje. Lideri serb tha se Serbia nuk do të përfitonte asgjë nga kjo dhe vetëm do të rrezikonte pozicionin e saj në dialogun me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Pse kjo do të ishte në të mirë të Beogradit? Cili do të ishte qëllimi? Për të shkatërruar pozicionin tonë që e kemi ndërtuar që një vit? Për ta shkatërruar brenda një dite?… Serbia nuk do luftë”, tha ai.

Vuçiç po ashtu u zotua se Serbia do të hetojë origjinën e armëve që u konfiskuan nga Policia e Kosovës pas incidentit. Policia i ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që u gjetën në Banjskë, në mesin e të cilave kishte pushkë, mitralozë, raketahedhës, mina, granata dhe dronë.

Presidenti serb tha po ashtu se Millan Radoiçiç – nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – i cili sipas autoriteteve të Kosovës udhëhoqi dhe mori pjesë në sulm, “do të merret në pyetje nga prokurorët”.

Vuçiç sërish akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova.

“Shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Ai është i cili e solli gjithë këtë situatë”, tha Vuçiç.

Ai tha se refuzimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka nxitur tensionet që çuan në dhunën në Banjska.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Por, Qeveria e Kosovës druan se një asociacion një etnik mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Vuçiq tha për Reuters se pozicioni i Serbisë sa i përket Kosovës “është i tmerrshëm” , por tha se Serbia do të qëndrojë me njerëzit e saj.

“Zgjidhja është gjithmonë dialogu”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result