Britania e Madhe dërgon komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes: Forca rezervë për të ofruar mbështetje në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se e ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të ofrojë mbështetje shtesë për Kosovën, nëse kjo gjë kërkohet.

 “Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, kemi transferuar komandën e Batalinit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – forcë rezervë për Forcën e NATO-s, KFOR – në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë britanike të Mbrojtjes, raporton Reuters

Kujtojmë se reagimi i MB vjen pas sulmit në më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur e uniformuar serbësh, vrau policin Afrim Bunjaku.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm.

Share This Article