Shqipëria përfundon presidencën e Këshillit të Sigurimit, Hasani: Peshë e madhe në një kohë kritike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë të ditur se Shqipëria përfundon sot presidencën e saj të dytë dhe të fundit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përmes një publikimi në rrjetin social ‘X’, Hasani shkruan se presidenca shqiptare në Këshillin e Sigurimit ka pasur në fokus të veçantë urgjencën për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe kartën e OKB-së në mënyrë që përshpejtohet ndihma humanitare në mbarë botën.  

Shqipëria përfundon sot presidencën e saj të dytë dhe të fundit të KS-së të OKB-së. Me fokus të veçantë në urgjencën për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së për të përshpejtuar ndihmën humanitare në mbarë botën. Shqipëria është krenare që ka mbajtur me sukses peshën e drejtimit të KS të OKB-së në periudha kaq kritike”, shkruan Hasani.

Share This Article