TGCOM24
Fluturimet direkte të planifikuara ndërmjet Italisë dhe Libisë kanë rifilluar pas gati dhjetë vitesh ndalim.
Fluturimi i parë MT 522 i kompanisë MedSky u nis në orën 10:02 nga aeroporti Mitiga në Tripoli, Libi dhe u ul në Romë Fiumicino në orën 11:44, më herët se koha e planifikuar. Fluturimet e kryera nga MedSky do të jenë dy në javë, të shtunave dhe të mërkurave. Në të njëjtën kohë, presidenti i Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil (ENAC), Pierluigi Di Palma, nënshkroi një marrëveshje në Tripoli me presidentin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Libisë, Mohamed Shlebikf, për të përcaktuar qëllimin, metodat dhe frekuencat e lidhjet ajrore mes dy vendeve.