Shpërthim i fuqishëm pranë Parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme në Turqi, dëgjohen edhe të shtëna armësh! Dyshohet për sulm terrorist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e ditës së sotme pranë Parlamentit të Turqisë dhe Ministrisë së Brendshme në Ankara.

Sipas burimeve nga CNN Turk, shpërthimi ndodhi në një automjet ngjyrë gri. Gjithashtu mësohet se pas shpërthimit ka pasur edhe të shtëna armësh.

Ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi ngjarjen dhe nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca.

Kujtojmë se Parlamentit turk, do të fillonte sot mbledhjet për sesionin e ri parlamentar, sipas korrespondentit të AFP.

Po ashtu sipas mediave të huaja, dyshohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme.

Share This Article