• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 27, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Suedi, përshkallëzimi i dhunës nga bandat, ushtria do të ndihmojë policinë

Suedi, përshkallëzimi i dhunës nga bandat, ushtria do të ndihmojë policinë

by albnews
1 October, 2023
in Bota
0
2
VIEWS

Prej vitesh Suedia ka një problem me dhunën e bandave. Javët e fundit vendi është tronditur nga një dhunë e pazakontë. Në shumë raste me qëllim bandat rekrutojnë të rinj. Tani policisë do t’i vijë në ndihmë ushtria.

12 viktima! Ky është bilanci i hidhur i “shtatorit të zi” në Suedi, për të cilin bën fjalë një gazetë suedeze. Dhuna e bandave ka shpërthyer sërish. Së fundmi një 18 vjeçar u vra në një qendër sportive në jug të Stokholmit, në një kohë që aty po trajnoheshin fëmijët. Jo vetëm viktimat, edhe autorët e krimeve po bëhen gjithnjë e më të rinj, është shprehur kreu i Policisë Suedeze, Anders Thornberg. “Kriminelët janë pa skrupuj. Ata rekrutojnë në shumë raste adoleshentë që armatosen dhe dërgohen me porosi tek persona dhe adresa të caktuara.” Krminaliteti i rëndë po kryhet nga gjithnjë e më shumë të rinj. “Ky zhvillim është tejet shqetësues”, sipas Thornberg. Ka madje minorenë, “që marrin kontakt me rrjete të tilla për të vrarë.”

Mbështetje nga ushtria

Pas valës së re të dhunës që ka shpërthyer mes bandave qëndron një rrjet kriminal me emrin Foxtrott. Qindra persona janë të rrezikuar, sipas policisë suedeze, e efektivët e policisë nuk mund të jenë gjithkund. Tani do të ndihmojë ushtria. “Do të bëhet fjalë për të ndihmuar policinë me personel dhe pajisje, specialistë dhe kapacitete analize”, është shprehur ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer. Ushtria do të ndihmojë “që bandat kriminale të shenjohen, të dihet si të veprohet me materiale shpërthyese, tek hetimet teknike apo ofrimi i helikopterëve. Se si do të organizohet kjo ndihmë varet nga nevojat e policisë suedeze.

Problemi nuk është i ri

Prej kohësh Suedia lufton kundër kriminalitetit të bandave. Shpesh policia dhe qeveria duken të pafuqishme. Në të gjithë Suedinë llogariten deri në 30.000 anëtarë bandash, sipas të dhënave, në një vend me rreth 10 milionë banorë. Jo të gjitha rastet zbardhen.

Ish drejtuesja e policisë për provincën Gotland, Carin Götblad, që para 13 vjetësh kishte paralajmëruar, se të rinjtë po tërhiqen nga bandat kriminale. Atë kohë Suedia mund ta parandalonte këtë, thotë Götblad. “Kjo nuk është e habitshme tani. Ka pasur shumë faktorë rreziku, ku mund të kishte pasur më shumë vëmendje dhe të kishim reaguar”, kritikon ajo. “Kjo nuk ka ndodhur në mënyrë të mjaftueshme.” Kurse kreu i Policisë Suedeue, Thornberg nuk e shikon përgjegjësinë vetëm tek policia. “Ajo që nuk rritet me të njëjtim ritëm si kriminaliteti janë mjetet për shkollat, kopshtet dhe shërbimet sociale”, ka kritikuar ai në një intervistë të mëparshme për ARD. “Njerëzit e mi aty në terren shkruajnë qindra njoftime përditë tek autoritetet sociale për të rinj, që nuk i kanë punët mirë. Për ata, ku ne e dimë, që këta minorenë do të bëhen kriminelë, nëse nuk ndërhyn kush”, u shpreh atëherë Thornberg, duke theksuar, se “e gjithë shoqëria duhet të ndihmojë.”

Qeveria konservatore i ka shpallur luftë kriminalitetit të bandave, por deri tani ajo nuk mundur ta ndalte dhunën. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson në një fjalim të fundit drejtuar kombit u betua se “ne do t’i ndjekim bandat dhe ne do të fitojmë mbi bandat”. DW

Previous Post

Vuçiq hedh poshtë pretendimet e SHBA-së: Nuk kemi grumbullim ushtarak në kufi me Kosovën

Next Post

Nuk ka krisje raportesh me tifozerinë, Osimhen bën paqe: Luaj me shpirt te Napoli

albnews

albnews

Related Posts

VIDEO/ “Ka bombë! Vdekje Trumpit!”, panik në ajër, pasagjerët heronj neutralizojnë burrin
Bota

VIDEO/ “Ka bombë! Vdekje Trumpit!”, panik në ajër, pasagjerët heronj neutralizojnë burrin

27 July, 2025
“Serbia po i kthen shpinën Rusisë”, në Moskë akuza të forta ndaj Vuçiqit: Po i jep armë Ukrainës
Bota

“Serbia po i kthen shpinën Rusisë”, në Moskë akuza të forta ndaj Vuçiqit: Po i jep armë Ukrainës

27 July, 2025
Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35
Bota

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

27 July, 2025
Next Post
Nuk ka krisje raportesh me tifozerinë, Osimhen bën paqe: Luaj me shpirt te Napoli

Nuk ka krisje raportesh me tifozerinë, Osimhen bën paqe: Luaj me shpirt te Napoli

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
VIDEO/ “Ka bombë! Vdekje Trumpit!”, panik në ajër, pasagjerët heronj neutralizojnë burrin

VIDEO/ “Ka bombë! Vdekje Trumpit!”, panik në ajër, pasagjerët heronj neutralizojnë burrin

27 July, 2025
“Mirë se erdhe Heroi ynë”. Festivali folklorik në Pustec, Mickoski: Jemi maqedonas krenarë

“Mirë se erdhe Heroi ynë”. Festivali folklorik në Pustec, Mickoski: Jemi maqedonas krenarë

27 July, 2025
“Serbia po i kthen shpinën Rusisë”, në Moskë akuza të forta ndaj Vuçiqit: Po i jep armë Ukrainës

“Serbia po i kthen shpinën Rusisë”, në Moskë akuza të forta ndaj Vuçiqit: Po i jep armë Ukrainës

27 July, 2025
Promovim dhe investim, liqeni i Kallabakut një destinacion turistik në Kukës

Promovim dhe investim, liqeni i Kallabakut një destinacion turistik në Kukës

27 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5280 shares
    Share 2112 Tweet 1320
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2638 shares
    Share 1055 Tweet 660
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2003 shares
    Share 801 Tweet 501
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1892 shares
    Share 757 Tweet 473
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1735 shares
    Share 694 Tweet 434
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM