Lamine Yamal do të qëndrojë te Barcelona. Sulmuesi 16-vjeçar ka firmosur sot rinovimin e skuadrës, akord i cili do e mbajë te katalanasit deri në vitin 2026. Lajmi erdhi zyrtarisht nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit, në rrjetet sociale.
Spanjolli Yamal ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon me ekipin e parë ku ka kontribuar me një asist. Lojtari shihet si një nga futbollistët më me prespektivë, me talentin e padiskutueshëm që e karaktizon në një moshë kaq të re.
Nuk mund të lihet pa përmendur klauzola e largimit. Kushdo që dëshiron të blejë shërbimet e Yamal, duhet të derdhë në arkat e Barcelonës 1 miliardë euro. Me këtë shifër, me siguri se edhe skuadra më e pasur në planet, do mendohej dy herë përpara se të bënte këtë lëvizje.