Gazetari Sokol Bregu, ka folur sot mbi dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka deklaruar se dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit të Laert Haxhiut.
Ai u shpreh se Laert Haxhiu i ka mbajtur premtimet e tij më parë, dhe nisur nga kjo, ai u shpreh se “i shoh prokurorët e rrezikuar”.
Sipas gazetarit, Laert Haxhiu “është nga vrasësit më emocional dhe më të egër. Është vrasës i ndërtuar nga shoqëria, nga mënyra se si shteti e harroi Lushnjën”.
Sipas dëshmisë së Tafanit, prokurorja Doloreza Musabelliu, ishte planifikuar të eliminohej nga Laert Haxhiu dhe grupi i tij për shkak se kishte hetuar dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.
“Këta që janë dënuar në burgim të përjetshëm, janë miq të tij të fëmijërisë, dhe do hakmerret për ata. Ata kanë shkuar në burgim të përjetshëm për të ndihmuar atë në një hakmarrje. Dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, e kanë ndihmuar atë në çdo rast”, deklaroi gazetari Bregu.
“Laert Haxhiu, premtimet i mban, dhe në rastin konkret i shoh prokurorët e rrezikuar. Është ndërtuar ndryshe për të qenë vrasës, është ndërtuar nga dhuna, nga hakmarrja e tij personale për atë që i kanë bërë familjes së tij. Për mua, është nga vrasësit më emocional dhe më i egër. Nuk është vrasës me pagesë.
Është vrasës i ndërtuar nga shoqëria, nga mënyra se si shteti e harroi Lushnjën. Laert Haxhiu i bën krimet për hakmarrje. Nëse ka premtuar se do ta kryente këtë, ka një qëllim. Këta që janë dënuar në burgim të përjetshëm, janë miq të tij të fëmijërisë, dhe do hakmerret për ata. Ata kanë shkuar në burgim të përjetshëm për të ndihmuar atë në një hakmarrje.
Dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, e kanë ndihmuar atë në çdo rast, është një veçori e Lushnjës, nëse nuk ke jetuar aty nuk e kupton. Çdo qytet ka historitë e veta. Haxhiu nuk fal, hakmerret.”, deklaroi Bregu.