Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi, të paktën 21 viktima dhe mbi 18 të plagosur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në Itali dhe mbi 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus doli nga rruga dhe ra nga mbikalimi.

Ngjarje e rëndë u regjistrua në Mestre, provincë e Venecias, ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur.

Sipas “La Republica“, automjeti i aksidentuar ka rënë nga rreth 30 metra lartësi duke përfunduar mbi shinat e trenit dhe më pas ka marrë flakë nga përplasja. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa automjeti po transportonte turistë që kishin qëndruar në një kamping. Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.

Pesë prej të plagosurve, mes tyre dy të mitur ndodhen në spitalin e Trevisos, ndërsa një tjetër i mitur është transportuar me ambulancë në spitalin e Padovës. 12 të tjerat ndodhen në Mestre. Viktimat ende nuk janë identifikuar, por dyshohet se janë turistë të huaj të kombësive të ndryshme.

Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro shpalli qytetin në zi.

Një tragjedi e madhe goditi komunitetin tonë këtë mbrëmje. Unë menjëherë shpalla qytetin në zi, në kujtim të viktimave të shumta që ishin në autobusin e rënë. Një skenë apokaliptike, nuk ka fjalë”, u shpreh ai.

Kryeministrja Giorga Meloni po ashtu reagoi duke shprehur ngushëllime.

Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë tek viktimat, familja dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministrin Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”, tha Meloni.

Share This Article