Një nga emrat e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Ahmet Kamberi është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare
Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, kardiologu i njohur është ndarë nga jeta duke lënë pas një karrierë të ndritur në historinë e mjekësisë shqiptare.
Mësohet se kardiologu do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit.Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Kujtojmë se Kamberi ka qenë mjeku i diktatorit Enver Hoxha.
“Me pikëllim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof.Dokt Ahmet Kamberi!
Profesor Ahmeti nderi i Qarkut Dibër, ngelet i paharrueshëm në kujtesën e të njohurve miqve e familjarëve të tij dhe të gjithë dibranëve . Kontributi i tij në shërbim të mjekësisë ,si në vendin ku lindi edhe në rang kombëtar mbetet shumë i vyer.Ai la pas një kujtesë të paharrueshme dhe do të mungojë gjithmonë në zemrat tona. Përjetoi një jetë të mbushur me dashuri , sakrifica dhe vlerësime. Një jetë në shërbim të të sëmurëve. I papërtuar I pakursyer dhe gjithmonë i qeshur, i ambël e I thjeshtë. Jemi të nderuar që e kemi njohur dhe do ta kujtojmë gjithmonë me kujdes dhe respekt.
Shprehim ngushëllimet tona : bashkëshortes Shpresa dhe dy djemve të tij Blerimit e Gencit dhe gjithë familjarëve e të afërmve të të ndjerit!
Lamtumira e fundit të enjten 5 tetor në ora 11 Tiranë.”, njoftojnë familjarët.