Kjo pikë kalon rrëzë fshatit të Banjskës dhe të çon direkt në Novi Pazar. Ajo konsiderohet rruga ilegale e trafikut.
Si arritën të futeshin brenda territorit Kosovar kaq shumë armatime dhe persona me një skedë të tillë kriminale?
Kosova dhe serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë prej 400 kilometrash, që kalon mes për mes një territori të vështirë malor.
Dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufirit, sipas së cilës kanë rëndë dakord të menaxhojnë pikat e kalimit kufitar. Kjo marrëveshje është e vlefshme për 6 pika, por kryeministri Kurti ka denoncuar problematiken pikë-kalimit të Izvorit. Sipas tij ajo është krejtëssht jashtë kontrollit pasi pala serbe nuk pranon menaxhimin e integruar të saj.
Kjo pikë kalon rrëzë fshatit të Banjskës dhe të çon direkt në Novi Pazar. Ajo konsiderohet rruga ilegale e trafikut.
Në vend të rrugës kryesore nga Mitrovica e Veriut, përmes Leposaviçit, deri në pikën kufitare të Jarinjës, tani udhëtohet përmes Banjskës – Komuna e Zveçanit – dhe malit të Rogoznës, në rrugën e njohur si ‘rruga kah burimi’.
Kjo rrugë, e cila është njëra prej disa rrugëve alternative në veri, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshin edhe një kalim të jashtëligjshëm të kufirit, sepse nuk ka vendkalim kufitar zyrtar. Është e rrallë që aty të kenë qasje qytetarët apo mediat shqiptare. Teksa Inside Story xhironte aty pranë, morëm porosi nga banorët në terren të mos e ndiqnim atë shteg pasi nuk ishte e sigurt…
Posted by Inside Story në Top Channel on Wednesday, October 4, 2023