Franca ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Anëtarësimi i plotfuqishëm i vendit varet nga ratifikimi i Protokollit në Spanjë, por akoma nuk dihet se kur do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së re të atjeshme, respektivisht se kur do të fillojë me punë ligjvënësi i ri spanjoll.
Sipas Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska mbetet vetëm të presim, pasi vendi ka përmbushur në kohë të gjitha reformat e nevojshme për NATO.