“Jam mirë, ose më saktë: jam shumë mirë. Procesi i rikuperimit nga lëndimi është tashmë pas shpinë. Me të vërtetë nuk dua të dëgjoj më fjalën “rikuperim”. Tani jam në maksimumin tim si fizikisht ashtu edhe mendërisht.”
Federiko Kieza i ka lënë pas problemet e tij dhe e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë me Juventusin, Është i ri dhe nuk dëshiron t’i vendosë vetes kufij. Sidomos për një kampion që jeton mes ëndrrës së titullit dhe atij Champions-i që u zhduk përpara syve në vitin e kaluar.
“I shikoj ndeshjet, i shikoj që ç’ke me të. E jam edhe pak acaruar, por vetëm sepse e merituam atë fazë dhe na u hoq. Milani përfundoi i pesti dhe tani po konkurron në Ligën e Kampionëve vetëm sepse na u hoq ne…”, vijoi sulmuesi.
PO TITULLI? – Për disa, duke përfshirë trajnerin Pioli të Milanit, “zonja e vjetër”, duke mos luajtur në turne europiane, është favoritja e vërtetë për titullin e Serisë A. Lidhur me këtë fakt, Kieza shtoi:
“Vijmë ngar dy vite rresht pa trofe: kjo nuk i pëlqen klubit dhe, me siguri, ndikon edhe në perceptimi i skuadrës nga jashtë – tha italiani gjatë një interviste të gjatë për “Tuttosport” – Por qëllimi ynë është të hyjmë në Champions-in e radhës, siç bëmë vitin e kaluar, kur rezultati na u hoq pasi e kishim arritur atë në fushë. Pastaj, për hir të Zotit: le të shohim se ku do të jemi në mars… në atë pikë do të kuptojmë nëse mund të aspirojmë për diçka më shumë.”
PËRQËNDRIM – Proceset e vitit të kaluar nuk ishin të lehta për t’u kapërcyer. Fundja dhemb kur sheh një ulje të papritur në renditjes. Dhe pastaj pikët e marra, të dhëna mbrapsht dhe të marra përsëri, por ashtu si dëmtimi i tij edhe proceset janë pas krahave. Për këtë garanton sulmuesi që shton:
“Lajtmotivi është përpjekja për të luftuar kundër gjithçkaje dhe të gjithëve: kundërshtarëve, por edhe të gjithë faktorëve të jashtëm. Sot askush nuk flet më për këtë në dhomat e zhveshjes, as lojtarët dhe as trajneri: më në fund mendja tona janë vërtet të lira të mendojnë vetëm për fushën”.
SITUATA TE JUVJA – Kieza është përfolur shumë për marrëdhënien e tij me Alegrin, por ai mendon t’i vulosë thashethemet një herë e përgjithmonë.
“Thonë se nuk shkoj mirë me Alegrin? Absolutisht e rreme. Shkoj mirë me të gjithë! Synojmë të luajmë një futboll modern. Është një ide që përfshin synimin për të shtypur kundërshtarin sa më lart, si dhe ai i të qenit sa më proaktiv me topin në këmbë.
Gjithçka që po përpiqemi të bëjmë, me pak fjalë, është kërkimi i ekuilibrit të duhur dhe i pjekurisë si një kolektiv për të kuptuar momentet, sepse kjo është ajo që i dallon skuadrat e mëdha”, shpjegoi 25-vjeçari. Komenti fundin shkon për rolin dhe një transferim të mundshëm në Arabi.
“Mendoj vetëm për të punuar shumë për t’u përmirësuar çdo ditë, me besim në zgjedhjen e trajneri. Mendoj se e kam filluar mirë këtë sezon dhe nuk i dëgjoj zërat e merkatos. Unë dëgjoj vetëm Xhuntolin.