“Dancing With The Stars” do të fillojë edicionin e dytë këtë të premte në Top Channel, por nuk do të mjaftohet me kaq, sepse këtë vit ka edhe një risi. “Dancing With The Stars Fan Club” është një program i ri që do të transmetohet çdo të diel nën moderimin e Kiara Titos.
“Dancing With The Stars Fan Club” do të nisë këtë të diel, në orën 12:45 dhe do t’u dedikohet të gjitha komenteve dhe diskutimeve lidhur me ato që ndodhin gjatë spektaklit të së premtes. Po kështu, konkurrentët mund të ballafaqohen me njeri-tjetrin për çdo polemikë të krijuar.
Yjet e “Dancing With The Stars” janë sonte në provat gjenerale, një ditë para nisjes së spektaklit të kërcimit.