Ministrja e Jashtme gjermane flet nga Tirana për sulmin në Banjska: Nga një bandë terroristësh, provokimet e palës serbe nxehën situatën! Ja si zgjidhet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka folur sot në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe komisionerin Varhelyi për sulmin në Banjska.

Baerbock i ka konsideruar sulmet në veri të Kosovës u bënë nga një bandë terroristësh. Ajo u shpreh se provokimet e Serbisë duke shtuar praninë e forcave ushtarake në kufi, nxehu situatë.

Ministrja gjermane theksoi se çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, duke shtuar se dy vendet “s’kanë asnjë alternativë tjetër përveçse të angazhohen në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”.

“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së forcave ushtarake, e kanë nxehur më tepër situatën. Presim prej qeverisë serbe që të çojë para proceset hetimore dhe të kontribuojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar, sa është rritur prania e KFOR. qëndrojmë vigjilentë. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë.
Nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveçse të angazhohen në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha Baerbock.

Ministrja Baerbock deklaroi se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe dhe se duhet të përshpejtohet ritmi i anëtarësimit.

“E ardhmja e tyre gjendet në Europë. Ata do gjejnë një rrugë drejt Evropës, të gjithë duhet të përshpejtojmë ritmin e anëtarësimit në BE”, u shpreh ajo.

Share This Article