Komisioneri për Zgjerimin në BE, Varhelyi ka deklaruar se autorët e sulmit në Veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.
Ai theksoi se qëndrimi i BE është i qartë, se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut.
“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë, duhet të kemi shtensionim të plotë mes Prishtinës dhe Beogradit, të rikthehet dialogu dje të vihen në zbatim marrëveshjet e arritura.
Autorët duhet të sillen para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me ne.
Kjo është gjuhë e qartë. Për aq kohë sa Ballkani perëndimor do të humbasë, të dalim nga ky qark dhe ky qark mund të thyhet vetëm nëse kemi dialogun Prishtinë-Beograd.