ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 4 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 7 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 8 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 8 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Probleme për Ismajlin dhe Uzunin, Cikalleshi pritet titullar. Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Çekisë

albnews by albnews
8 October, 2023
in Shqiperia
0
Probleme për Ismajlin dhe Uzunin, Cikalleshi pritet titullar. Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Çekisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për të gjithë lojtarët e thirrur nga trajneri Silvinjo, në prag të ndeshjes me Çekinë që ka një rëndësi të madhe për rrugën drejt Europianit. Kuqezinjtë do të jenë të angazhuar me klubet e tyre dhe duhet t’i ruhen ndonjë dëmtimi, edhe pse deri tani ka nga ata që nuk i kanë lënë pas ende shqetësimet.

ISMAJLI- Fati i keq ndjek Ardian Ismajlin, pasi futbollisti i sapokthyer nga dëmtimi, ka pësuar një tjetër kundër Sasuolon dhe ka lënë fushën e lojës para përfundimit të ndeshjes ndaj Udinezes. Futbollisti, i dëmtuar pak ditë më parë ndaj Interit, ishte përsëri titullar në Serinë A.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Ai dhuroi një provë të mirë në prapavijën e skuadrës, deri në minutën e 75-të, kur pas një aksioni të miqve në zonë, ai u ul në tokë dhe bëri shenjë nga pankina se kërkonte ndihmën e stafit mjekësor.

Mbrojtësi mori trajtim në fushë dhe u kërkua menjëherë ndërrimi i tij, teksa futbollisti u largua vetë i dëshpëruar nga fusha e lojës, pasi shihej teksa tundte kokën vazhdimisht duke mos besuar edhe vetë këtë situatë që u krijua pak ditë pasi kishte rimarrë veten.

GJIMSHITI OK- Mbrojtësi i Atalantës la fushën e lojës në ndeshjen e Ligës së Europës për shkak të problemeve muskulore. Por mediat italiane kanë zbuluar se lojtari ka lënë pas problemet, edhe pse do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e mjekëve të Atalantës dhe që dje është kthyer normalisht në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, për të përgatitur sfidën ndaj Lacios. Gjimshiti ka zhvilluar të plotë të gjithë seancën stërvitore, megjithatë mbetet për t’u parë se si mbrojtësi do ta menaxhojë sfidën e fundjavës ndaj Lacios së Elseid Hysajt.

SEFERI SHËNON- Taulant Seferi është kthyer të festojë përsëri golat me fanellën e Bani Jas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi ka gjetur dje rrugën e rrjetës në ndeshjen që skuadra e tij fitoi ndaj Al Uahda në kampionat.

Seferi kishte shënuar gol që në javën e dytë të kampionatit, në fundin e muajit gusht e që atëherë nuk ia kishte dalë të tundte më rrjetën me fanellën e skuadrës së tij. Ai barazoi përkohësisht rezultatin në 1- 1 në minutën e 84-t të sfidës, pas një penalltie të transformuar saktësisht.

UZUNI- Myrto Uzuni do të sfidojë Barçën sot në mbrëmje, teksa para ndeshjes, trajneri i Granadës, Pako Lopez, në lidhje me shqiptarin u shpreh: “Stafi mjekësor po e menaxhon dhe po kuptojmë kohën e rikuperimit, si dhe problemin e pubalgjisë.

Këtë javë ai ka kryer më shumë seanca stërvitore sesa javën e parë. Mjekët thonë se ai nuk ka një pubalgji shumë të avancuar dhe trajtimi që ai po i nënshtrohet pa ndërprerë stërvitjen mund të jetë i dobishëm dhe ky problem mund të zgjidhet”, u shpreh trajneri.

SHQETËSON BARE- Mesfushori, i cili është në listën e Silvinjos, nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e para dy ditëve që Espanjoli luajti jashtë fushe. “Panorama Sport” mëson se Bare ka një shqetësim muskular dhe rrezikon ndeshjen me Çekinë. Situata e tij do të vlerësohet nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar, kur ai të mbërrijë

Panorama Sport

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result