Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht në rrugët e Beogradit nga disa gra, ndërsa ishte në një shëtitje me bashkëshorten e tij. Ato e kanë akuzuar atë për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999.
Gjatë incidentit, gratë e kanë fyer Hill me fjalë të rënda dhe kanë filmuar sulmin për rreth 10 minuta.
Sipas një video të publikuar në mediat sociale, janë përdorur fjalë të tilla si “vrasës”, “i ftohtë si vdekja”, dhe kanë shprehur qëndrimin e tyre pro Serbisë dhe kundër Kosovës duke thënë se “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”. Ata gjithashtu janë shprehur pro Rusisë dhe kundër Ukrainës.
Christopher Hill ishte pjesë e ekipit të negociatorëve amerikanë që kërkoi një zgjidhje paqesore për konfliktin në Kosovë dhe Serbi. Megjithatë, oferta e tij u refuzua nga regjimi i Millosheviçit, duke çuar në bombardimet e NATO-s në Serbi.