Trajneri i Çekisë, Jaroslav Shilhavi, ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp para sfidës me Shqipërinë se do ta pranonte barazimin me kënaqësi si rezultat vetëm nëse ajo pikë do të shërbente për të çuar ekipin e tij në Europian. Duke folur para mediave, tekniku theksoi se njeh cilësitë e shqiptarëve, të cilëve se fundmi u ishte bashkuar edhe Armando Broja.
“Siç e tha edhe Suçek, e dëgjoj me kënaqësi që skuadra jonë është e përgatitur dhe e motivuar për fitore. Sa i përket mënyrës se si luajmë nesër, në sulm apo mbrojtje, ne do të luajmë në mënyrë të tillë që të dalim fitues që këtej.
Nëse do e marr nga mbrojtja e Shqipërisë, kemi parë në Pragë shumë lojtarë cilësorë. Pamë kualitetin e skuadrës, aftësitë individuale, besimin te vetja, shumë luajnë në Serinë A. Ka ardhur në kombëtare edhe lojtari më i mirë, Broja. Ka edhe lojtarë të tjerë që kanë aftësi të mira në sulm, siç e patë edhe Dakun me polakët i cili vendosi ndeshjen. Janë Asani, Uzuni…. Asani e tregoi vlerën e tij me atë gol fantastik kundër Polonisë.
Kjo është mënyra se si duhet të luajmë, të bëjmë kujdes, të mos i lejojmë të afrohen pranë portës, të mos i lejojmë hapësira për të gjuajtur. Absolutisht që atmosfera në stadium do të jetë e tillë, por lojtarët tanë gjatë gjithë kësaj kohe janë të përgatitur për të, janë të ndërgjegjshëm. Sigurisht që kjo mund të jetë kundër nesh, por ne kemi lojtarë të përgatitur që luajnë çdo javë përpara një publiku të tillë.
Në lojë janë tre pikë për t’u kualifikuar dhe ne do të luajmë për tre pikë.
Besoj që skuadra jonë është me përvojë dhe ka treguar që në ndeshje të vështira, “për jetë a vdekje”, i ka vlerësuar dhe ka arritur t’i fitojë. E kam të qartë që atmosfera këtu është e zjarrtë në favor të Shqipërisë dhe shpresoj që të bëjmë gjithçka që nesër t’ia dalim.
Ne besonim në shtëpi që do ia dilnim dhe duhet t’ia kishim dalë në shtëpi. Kjo e bën më të vështirë ndeshjen e nesërme. Por siç e thamë, edhe nga atmosfera, tifozët shqiptarë, gjithçka, besoj që ne do ia dalim.
A më dëshpëron barazimi? Nëse kjo të ishte pika që do të na çonte në Europian, do ta pranoja. Me gjuthë respektin për ekipin kundërshtar, ne do të bëjmë gjithçka që të dalim me tre pikë.
I kemi në kokë disa ndryshime që mund të bëjmë, shpresojmë që të ndryshojmë diçka dhe t’ia dalim me një rezultat më të mirë se në shtëpi.
Kjo është ndeshja për t’ua kualifikuar në Europian që është shumë i rëndësishëm për ne. Presioni është evident, është e qartë.
Në këtë moment, të 20 lojtarët dhe 3 portierët janë plotësisht të aftë për ndeshjen e nesërme”, tha Shilhavi.