Shqipëria synon një rezultat pozitiv me Çekinë nesër mbrëma në “Air Albania”, në përballjen kualifikuese të Euro 2024. Para këtij takimi përkrah trajnerit Sylvinho ka dalë edhe mbrojtësi i kuqezinjve, Berat Gjimshiti. Gjimshiti u shpreh se skuadra është e vetdijshme për forcën e kundërshtarit, por kombëtarja mund të arrijë sukses, nëse luan si një ekip i bashkuar.
“Duhet të fokusohesh ndeshje për ndeshje, sepse nuk i dihet çfarë të vjen. Jemi gati të përballojmë këtë ndeshje.
Ekziston mundësia e euforisë. Si mund të shmanget?
Euforia besoj vjen nga jashtë. Besoj çdo ndeshje ka atë të veten. Besoj se do jetë e vështirë, besoj se do mbështetemi te forca jonë për t’ia dalë.
Sa problem është mungesa e Ismajlit?
Mungesë për të gjithë ekipin, por kemi lojtarë që janë me vite këtu në kombëtare” – Tha ai.