Në një konferencë për gazetarët e huaj në rezidencën presidenciale në Jerusalem, Presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha se ata ‘nuk e kishin parë ndonjëherë këtë dhunë’ të ushtruar nga Hamasi kundër izraelitëve në sulmin e nisur të shtunën.
Trupat e civilëve të vrarë nga militantët e Hamasit tregojnë “shenja torture”, shtoi presidenti izraelit.
Herzog tha se një familje prej pesë anëtarësh ishin gjetur të lidhur së bashku, të përqafuar me njëri-tjetrin, të qëlluar dhe djegur.
“Pyes veten se çfarë u lutën para se të pushkatoheshin të gjithë bashkë. Familja përbëhej nga nëna, babai dhe fëmijët. Njerëz të tjerë u gjetën të vrarë në anë të rrugës në kanale”, tha Herzog.