• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kulture
Si u krijua Lidhja e Shkrimtarëve nga Sejfulla Malëshova, Poradeci, Bulka, Luarasi, Shuteriqi, Asllani, Pasko, Prenushi, Spasse

Si u krijua Lidhja e Shkrimtarëve nga Sejfulla Malëshova, Poradeci, Bulka, Luarasi, Shuteriqi, Asllani, Pasko, Prenushi, Spasse

by albnews
12 October, 2023
in Kulture
0
16
VIEWS

-Forum/ Flasin, Pirro Loli, Hysen Sinani, Behar Gjoka, Sazan Goliku, Violeta Allmuça

-Kur bota i lartëson shkrimtarët Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë pa Lidhje të Shkrimtarëve

– Zaptimi i godinës sonë nga shteti ynë  ishte  qëndrimi më ogurzi ndaj kulturës, artit dhe letërsisë sonë kombëtare

– Këtë veprim se ka bërë as diktatori Enver Hoxha, pasi ai e dinte mirë forcën e penës dhe lidhjet e shkrimtarëve me popullin

– Libri nuk është mall por është symbol është pasqyrë e një kohe të caktuar, e një rrethane të caktuar.

Nga Albert Z. ZHOLI

Ka më shumë se 20 vjet që Godina e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë është marrë në mënyrë të padrejtë nga shteti. Shumë vite më parë në periudhën që LSH ishte në gjyq me shtetin për pronësinë e godinës gazeta “Telegraf” ka realizuar dhjetëra intervista me shkrimtarë dhe poetë dhe ende vazhdon. Aktualisht bashkë me godinën edhe Lidhja duket pa jetë. Sot shkrimtarët shqiptarë janë të vetmit në botë, pa një godinë të tyre dhe pa një shtyp të tyre. E famshmja gazeta “Drita” ka po kaq vite që është mbyllur. Shkrimtarët shqiptarë, s’dinë ku të takohen, ku të qajnë hallet dhe ku të gjejnë vetveten. Ngushëllimin e gjejnë vetëm tek çantat e rënda në kurriz që mbartin brenda libra, projekte, skica letrare, të cilat i hapin dhe i bëjnë prezent mes shokësh nëpër tavolinat e kafeneve të panumërta të Tiranës. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) ishte organizatë jofitimprurëse e krijuar nga një grup shkrimtarësh e artistësh shqiptarë për të propaganduar krijimtarinë letrare e artistike të autorëve shqiptarë, për të vlerësuar e rivlerësuar veprat më të mira të letërsisë, muzikës, pikturës e skulpturës shqiptare, vlerat tradicionale dhe ato bashkëkohore, dhe për të nxitur krijimtarinë e talenteve të reja. LSHA mbronte dhe nxitëte tendencat më të mira të zhvillimeve të letërsisë dhe artit në shërbim të shoqërisë e kombit shqiptar, sipas modeleve më të mira të vlerave letrare e artistike të kombeve të qytetëruara. Kjo godinë përfundoi në vitin 1938 me rastin e 10-vjetorit te Mbretërisë Shqiptare. Ajo është ndërtuar mbi themelet e një garnizoni ushtarak turk, në të cilën pas Pavarësisë, në 1912, u vendos gjimnazi shtetëror i Tiranës. Më pas, për shumë vjet ka qenë Qendër Kulturore e Ushtrisë deri në vitin 1970, ku në të u vendos Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, kurse më vonë shërbeu si godina e Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sportit.

Dikur…

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dikur ishte organizatë krijuesish, me qendër në Tiranë, që përmbledh shkrimtarë, kompozitorë, artistë, krijues të arteve figurative dhe kritikë të vlerave letrare e artistike. Lidhja e Shkrimtarëve u krijua më 7 tetor të vitit 1945, ndërsa Lidhja e Artistëve në vitin 1949. Kongresi i Parë, i mbajtur më 1957, i bashkoi këto dy organizata në një institucion të vetëm: në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në krijimin dhe drejtimin e organizatës së parë të krijuesve shqiptarë merrnin pjesë disa nga intelektualët më të shquar. Si kryetar i saj u zgjodh Sejfulla Malëshova, president nderi, Fan Noli. Midis krijuesve më të njohur ishin Poradeci, Bulka, Luarasi, Shuteriqi, Asllani, Pasko, Prenushi, Spasse, Haxhiademi etj. Këtë bashkim vullnetar të krijuesve të të gjithë vendit në fillim e përbënin 70 anëtarë. Për më shumë se 60 vjet, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kishte organet e saj letrare dhe artistike: revistën “Literatura jonë”, më pas “Letërsia jonë” (1947), më vonë revistën mujore “nëntori” (1954), të përjavshmen “Drita” (1961), revistën në frëngjisht “Les lettres Albanaises” (1978), “Bota Letrare” dhe “Revista letrare” si botime alternative pas viteve 1990, ndërsa aktualisht organizata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, për mungesë fondesh, nuk boton asnjë organ dhe është inegzistene “de facto” . Në fillim kishte 70 anëtarë, duke përfshirë edhe gazetarë e gjuhëtarë dhe një seksion të letrarëve të rinj. Që në hapat e saj të parë zhvilloi një luftë të ashpër kundër koncepteve reaksionare dhe idealiste të letrarëve antipopullorë. Madje, kjo përcaktohej edhe me statusin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ku qëllimi i saj mbetet bashkimi i forcave krijuese për shërbim ndaj socializmit. Me gjithë kushtet e vështira të një shoqërie të prapambetur dhe të një regjimi totalitar që e kufizonte së tepërmi lirinë e të shprehurit, që ushtronte një orientim dhe censurim vigjilent të partisë-shtet mbi krijimtarinë, madje edhe duke persekutuar dhe dënuar disa shkrimtarë e artistë, mjaft talente, anëtarë të LSHA-së, të cilët gëzonin të drejta si leje krijuese, orare pune të reduktuara, studio dhe mjete të ndryshme lehtësuese për krijimtarinë e tyre, krijuan vepra që dilnin jashtë kornizave të metodës së ashtuquajtur të realizmit socialist, sidomos në ato fusha të artit e të letërsisë ku tradita kombëtare ishte fare e pakët. Pas viteve 1990, krijuesit shqiptarë, shkrimtarë e artistë anëtarë të organizatës sonë, besuan shumë në çlirimin e tyre dhe të krijimtarisë artistike në përgjithësi. Madje ebsuan shumë dhe shpresonin për një mbështetje të madhe. Në nxitimin për të kapur kohën e humbur, disa vepra u shquan dhe sidomos u rivlerësuan figura të persekutuara të së shkuarës si Konica e Fishta, gjë për të cilën organizata dha kontributin e saj me rivlerësime të shumta. Gjatë këtyre dy dekadave me një demokraci tepër problematike dhe mjaft të politizuar, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ka qenë për shumë vjet lajkatarja e partisë në pushtet, e cila, bashkë me marrjen e pushtetit politik, caktonte edhe kryetarin e krijuesve shqiptarë. Më në fund, nuk mundi të shkëputej prej politikës, dhe për shumë vjet organizata u përpëlit si ai fëmija midis dy shemrave, herë e përbuzur nga një parti dhe herë e persekutuar nga partia tjetër politike. Sidoqoftë, pavarësia e një bashkimi krijuesish dihet që ka çmim të lartë për vetë krijuesit dhe duhen përpjekje të vazhdueshme për ta përballuar. Në statutin e saj, neni 1, përcaktohet qartë natyra thelbësore e shoqatës si një shtëpi e përbashkët e artit dhe letërsisë: “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është një institucion i lirë dhe i pavarur, një bashkësi krijuesish profesionistë, i hapur për çdo shoqatë tjetër letrare dhe artistike, i pakushtëzuar nga bindjet politike, rrymat dhe platformat artistike”. Në strukturën organizative kanë funksionuar seksioni i letërsisë, i muzikës, i pikturës e skulpturës dhe ai i talenteve të reja. Për më shumë se 62 vjet të historisë së saj, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është drejtuar nga personalitete të shquara të kulturës sonë. Kryetarët e saj kanë qenë zotërinjtë: Sejfulla Maleshova (i vdekur), Dhimitër Shuteriqi (i vdekur), Dritëro Agolli (vdekur), Bardhyl Londo (I vdekur), Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari, Zyhdi Morava (i vdekur) dhe Hysen Sinani. Po sot a ka LSHA? Po godina e saj ku është?!

LSHA si organizatë u lançua si përfaqësuese e vlerave letraro-kulturore të momentit.

Ajo u ndërmor nga një “komisjon iniciator: Imzot Vinçenz Prendushi, Prof. Sejfulla Malëshova, Prof. Aleksandër Xhuvani, Ali Asllani, Prof. Skënder Luarasi, Dr. Lazgush Poradeci, Dr. Dhimitër Pasko, Selim Shpuza, Sterjo Spase, Dhimitër S. Shuteriqi, Shevqet Musaraj” (Arkiva personale e Dhimitër Shuteriqit). Në momentet e lançimit, në statutin e Lidhjes së Shkrimtarëve, ishte vendosur vetëm një kusht për praninë në organizatë, i përcaktuar në nenin 4, ku thuhet: “Nuk pranohen në këtë LIDHJE ata shkrimtarë, publicistë dhe gazetarë që i kanë shërbyer me veprat e tyre okupatorit, në mënyrë direkte dhe deri në fund tue u ba armiq të popullit”(Revista “Bota e Re”, nr. 1, 1945). Ja si shkruan Albert Gjoka: “Përplasja ideore nisi organet e sapo krijuara, të cilat u shndërruan shumë shpejt jo thjeshtë në një “media” për përcjelljen dhe promovimin e arritjeve letrare, por në një arenë dhe më pas në një armë ideologjike. Revista e parë “Bota e re” doli në korrik të vitit 1945, si vijim i “Bota e re”, e Korçës, për të mbështetur “traditat pozitiviste dhe progresive të Rilindjes kombëtare” (Bota e Re, nr. 1); “me u ba pasqyrë e zhvillimit kultural”, me përkrahur të “gjitha energjive mendore që e duan lirinë dhe përparimin”, dhe për të “mbështetur talentet e reja”(Bota e Re, nr, 1)…Drejtuesit e revistës, të cilët ishin njëherësh edhe drejtues të Lidhjes, e paralajmëruan misionin e vështirë për të qenë një shesh për zhvillimin lirisht të mendimit shqiptar si forcë reale e përparimit. Në të gjithë numrat e saj, por edhe në shkrimin hapës të Lame Kodrës, “Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme”, shihet qartë se misioni i kësaj reviste i tejkalonte pasqyrimin e aktivitetit letrar në vend, por ishte një “shesh” kulturologjik dhe politik, dhe për rrjedhojë do ta mbyllte aktivitetin e saj shumë shpejt, duke ia lënë vendin revistës tjetër, “Literatura jonë”, e cila e nxori numrin e parë në mars të vitit 1947, me staf të rinovuar, e fokusuar kryesisht te letërsia dhe me mision të ri, i cili do të “tribuna ku do të shtrohen problemet e literaturës s’onë, kritika letrare dhe sidomos nxitja për një prodhim letrar sa më të gjerë dhe sa më të mirë. Por sa i madh është problemi i të prodhuarit në fushën letrare aq ësht edhe ay i drejtimit letrar, i një drejtimi të ri i cili do të japë asaturën literaturës s’onë të nesërme”. Në këtë numër të revistës u botua jo rastësisht fjala e A. Fadejev “Fjala e Shokut A. A. Zhdanov dhe detyrat t’ona më urgjente” mbajtur më 2 tetor 1946 në Moskë përpara mbledhjes së shkrimtarëve sovjetikë. Edhe në numrin pasardhës u botua shkrimi “Realizma Socialiste” e L. Timofejev-it.
Edhe në numrat në vijim vijnë artikuj të Maksim Gorkit dhe autorëve të tjerë rusë, duke botuar gjithnjë e më pak nga autorë perëndimorë. Një pjesë e mirë e autorëve shqiptarë që bashkëpunuan me “Bota e re” nuk shihen tek “Literatura jonë” me krijime apo artikuj kritikë. Kronikat për ngjarjet letrare flasin për një përafrim të madh me letërsinë dhe autorët rusë dhe instalimit gradual të letërsisë së realizimit socialist sipas praktikës ruse.  Ky diskurs kulturologjik është sjellë i plotë edhe në librin “Semiopragmatika e realizimit socialist”, me autor Ilir Yzeirin. Viti 1947 shënoi momentin kritik të konfliktit mes “shkrimtarëve të pushkës” dhe “shkrimtarëve të mendjes”, para se të finalizohej projekti që u aprovua në Konferencën e Tretë të Lidhjes së Shkrimtarëve që u mbajt më 9-12 tetor 1948. Këtë e dëshmon më së miri dokumenti që po paraqitet në këtë konferencë, me titull “Literatura shqiptare në periudhën e Luftës Naçional-Çlirimtare”(F. “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826, AQSH, Dosja Nr. 185)”. Lidhja e shkrimtarëve u anulua dhe u zhbë me një gjakftohtësi idioteske. Iu muar dhe godina që në letra juridikisht ishte pronë e shkrimtarëve dhe artistëve. Shqipëria sot përbën një çmim për Guines, sepse është i vetmi vend europian që nuk ka asnjë shoqatë për shkrimtarët dhe artistët, asnjë institucion të tyre, nuk botohet asnjë gazetë dhe asnjë revistë dhe nuk përbëjnë asnjë lloj komuniteti me një status të përcaktuar dhe nuk kanë asnjë vlerësim real, janë në një gjendje ekonomike të mjerueshme, nuk u përfillen të drejtat e autorit, nuk fitojnë asgjë nga botimi i veprave të tyre, përkudrazi duhet të paguajnë vetë për botimin e këtyre veprave. Pra, çdo gjë është një katrahurë.  Kjo tregon se sa mbrapa është Shqipëria, me të gjitha shtetet e tjera, jo vetëm në Europë, po në të gjitha kontinentet e tjera, në vlerësimin e kulturës dhe të njerëzve që e bëjnë në kondita të pazakonta dhe të vështira këtë kulturë për të mos ndërprerë vijimësinë e saj. Ja si shprehen disa  ish-drejtues të LSHA..

Hysen Sinani (Ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve)

U bënë mëse dy dekada që kemi qenë në luftë me shtetin. “De facto” nuk ka LSH. Rrëmbimi i godinës ishte veprimi më i shëmtuar. Ky veprim në një shtet demokratik është një veprim banditesk. Këtë veprim se ka bërë as diktatori Enver Hoxha, pasi ai e dinte mirë forcën e penës dhe lidhjet e shkrimtarëve me popullin. Të lësh pa godinë shkrimtarët, këta paraprijës të mendimit të përparuar në çdo shoqëri është një krim.  Qeveria e re duhet ta vendosë në vend këtë padrejtësi që u është bërë krijuesve të saj. Në regjimin e Hoxhës shkrimtarët kishin godinën e tyre, gazetën e tyre, leje krijimtarie. Lidhjes së Shkrimtarëve i takon një godinë sado e vogël dhe gazeta e saj. Mendoj se duhen vlerësuar për vetë rëndësinë e punës së tyre.

Pirro Loli, shkrimtar

Një shtet pa Lidhje është si një shtëpi pa dritare, e errët, pa dritë.  Zakonisht zaptimet bëhen nga të huajt. Zaptimi i godinës sonë nga shteti ynë  ishte  qëndrimi më ogurzi ndaj kulturës, artit dhe letërsisë sonë kombëtare.  Pas kësaj u duk një shpërfillje totale ndaj shkrimtarëve, një burokraci agresive dhe indiferente njëkohësisht. Një godinë e disa zyra mund të gjenden kudo, por një ministri kulture të lëvizi gjërat e letërsisë, të organizojë e të përgjigjet për librin dhe artin, qenka e vështirë…Po të mëdhenjtë tanë, bejlerët e letërsisë, pse nuk e mbrojtën godinën e tyre nga zaptuesit, pse nuk kanë nxjerrë një fjalë nga goja për mungesën totale absolute të çdo organizimi të shkrimtarëve – ata hoqën b… mënjanë dhe lundrojnë akoma me famën e atij regjimi. Mendoj se sot, në emër të lirisë së fjalës, ata e kanë frikë organizimin, klubin a shoqatën. Kur heshtin të mëdhenjtë e letrave, hesht dhe shteti antiletrar. Mund të jemi nga vendet e rralla në botë që shkrimtarët nuk ekzistojnë në asnjë organizim.

Violeta Allmuça, shkrimtare

Pse politika e sotme shqipe është larguar nga shkrimtarët, madje, u ka marrë dhe godinën e Lidhjes? S’ka se si të ndodhë ndryshe. Shkrimtarët nuk bëjnë kompromise, nuk janë servilë, nuk janë sahanlëpirës, nuk dinë të bëjnë korrupsion. Ata janë paraprijës të mendimit njerëzor dhe qëndrojnë në pararojë të çdo lëvizje qytetare. Marrja që i është bërë Godinës sonë është atentati më shkatërrues për krijuesit tanë. Të gjithë llojet e sporteve, shoqatat, bizneset kanë godinat dhe statuset e tyre, ne s’kemi asgjë. Mosegzistenca e LSHA mbetet veprimi më i shëmtuar. Ndërsa më i shëmtuari i të gjithë kohërave mbyllja e gazetës “Drita”. T’u marrësh shkrimtarëve godinën e tyre historike dhe të mbyllësh gazetën më të vjetër dhe më të bukur letrare është vrasje që i është bërë letërsisë shqiptare.

Behar Gjoka, kritikë arti

Letërsia ndodhet në një situatë që pakkush  merr mundimin të ndajë vlerën nga jo vlera, sepse çdo shenjë, çdo dëshmi na mundëson  komunikimin real  gati të pamundur, sepse mungon një revistë letrare një gazetë  e mirëfilltë letrare apo kritike. Na mungon një lidhje e dikurshme shkrimtarësh (letrare), e cila mirë apo keq  i lidhte interesat e krijuesve pavarësisht fushës , pavarësisë, apo llojit.  Tani çdo gjë është një çorganizim i organizuar dhe në këtë çorganizim të organizuar shyqyr që autorët përpiqen që ta mbajnë letërsinë gjallë.  Ajo godinë kur nuk duhej hequr nga administrimi i krijuesve. Ajo ishte e shenjtë nga ku kanë dalë gjenerata të tërë shkrimtarësh dhe poetësh që i kanë dhënë emër Shqipërisë në botë. Ka  dhe një problem tjetër….Botuesit shqiptarë,  kanë një marrëdhënie absurde me shkrimtarët saqë nuk e di deri, ku do të shkojë kjo marrëdhënie, pasi librin e paguan autori. Pra jemi në një situatë, ku libri  gati- gati po shndërrohet në mall. Libri nuk është mall. Libri është simbol.  Është pasqyrë e një kohe të caktuar, e një rrethane të caktuar. Është një marrëdhënie, e cila e kapërcen kohën. I kapërcen këto lloj sinorësh, të cilat në fund fare nuk ka se si të na krijojnë mundësinë të komunikojmë realisht.  Letërsia shqipe tashmë gjendet tani diku në periferi, të mendjes së institucioneve shqiptare, në periferi të vëmendjes së lexuesit shqiptar, vëmendjes së botuesve shqiptarë. Është tek e fundit në nderin e atyre që marrin përsipër që kjo zonjë e rëndë (siç është letërsia),  të mos lihet të largohet (të përzihet) nga jeta e përditshme, sepse, nesër  jeta do të jetë pak më e shëmtuar se sa sot.

Sazan Goliku, shkrimtar

Shteti nuk duhet të arrinte deri aty sa ta harrojë LSHA. Nuk duhet ta bënin këtë punë. Të mirë të këqij, ne jemi. Por jemi krijues. Jemi ndërgjegja e një kombi. Jemi përcjellësit e mendimit qytetar, civilizimit, demokracisë. Jemi përçuesit e mendimit progresist. Pa librat e shkrimtarëve nuk do të kishte histori, Shqipëria, nuk do të kishte gjithë këto këngë, poezi, legjenda, portrete. Historia do të ishte e zbrazët.  Roli i shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve në historinë e një vendi është determinant.

Previous Post

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Pollozhani

Next Post

Edhe Albin Kurti ishte në Tiranë për Kombëtaren, së bashku me djalin e Adem Jasharit, Albini : Evropiani po na pret

albnews

albnews

Related Posts

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër
Kulture

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

6 June, 2025
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
Kulture

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

6 June, 2025
Rita Ora sjell ‘Heat’-kënga lozonjare që premton të pushtojë verën
Kosova

Rita Ora sjell ‘Heat’-kënga lozonjare që premton të pushtojë verën

6 June, 2025
Next Post
Edhe Albin Kurti ishte në Tiranë për Kombëtaren,  së bashku me djalin e Adem Jasharit, Albini : Evropiani po na pret

Edhe Albin Kurti ishte në Tiranë për Kombëtaren, së bashku me djalin e Adem Jasharit, Albini : Evropiani po na pret

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM