Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj. Përpos vizitorëve vendas, këtë fundjavë parku është mbipopulluar nga gjermanët. Teksa flasin për vlerat e parkut, turistët kanë dhe kritika, sidomos për mungesën e pastërtisë.
Hapësira e madhe e pyllit me larmishmërinë e florës dhe faunës, laguna me shpendë të shumtë ku mbretëron Pelikani Kaçurrel si dhe vija bregdetare e plazhit e bëjnë Divjakën destinacion të preferuar edhe në vjeshtë.