BMW tërheq 232000 automjete për shkak të një rreziku të mundshëm nga zjarri, deklaroi prodhuesi gjerman i makinave.
Tërheqja filloi që vitin e kaluar. Një zëdhënëse e BMW-së deklaroi se vetëm 113000 makina do të duhej të riktheheshin përsëri në fabrikë. Megjithatë, rreziku i zjarrit është shumë i ulët.
Arsyeja për këtë është një problem në sistemin e riciklimit të gazrave të shkarkuar. Të prekura janë automjetet me motorë me katër cilindra me naftë, nga seritë 1 deri në seritë 7, si dhe modelet SUV X1, X3, X4, X5 dhe X6.
Sipas BMW-së, pronarët e automjeteve të prekur janë duke u kontaktuar./ATSH/