Kancelari gjerman, Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu këtë të shtunë.
Scholz i tha Netanyahut se Gjermania qëndron në mënyrë të palëkundur në anën e Izraelit, shkruan Al Jazeera.
Të dy ranë dakord gjithashtu se ishte e rëndësishme për të shmangur një luftë më të gjerë në rajon si dhe ndërhyrjen e Hezbollahut në konflikt.
Më herët, Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid në Rripin e Gazës dhe shtoi se palestinezët nuk do të largohen nga tokat e tyre.
Ndërkaq, kryeministri Netanyahu ka vizituar sot ushtarët izraelitë të vendosur jashtë Rripit të Gazës, të cilët po përgatiten për një operacion tokësor.