Ish-trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, e ka nisur me humbje aventurën e dytë në krye të skuadrës së Osjekut. Pas largimit nga “demat” Zekiç menjëherë ka nisur punën te klubi kroat, që po kalon një situatë jo të mirë dhe kthimi i tij është parë si një mundësi për ringritjen e Osijekut.
Prezantimin e parë në stol trajneri Zekiç e ka bërë një miqësore me skuadrën e ligë së dytë kroate, Vukovar, e cila i ka mposhtur në shifrat 2-0 të besuarit e trajnerit të Partizanit.
Golat për Vokovarin u shënuan nga ish-sulmuesi i Slaven Belupos, Torles Knoll, në minutat 9 dhe 29. Trajneri Zekiç nuk e pati të plotë grupin pasi disa lojtarë, pikërisht Manev, Mkrçan, Bukviç, Omeroviç dhe Prekodravac ishin të angazhuar me ekipet kombëtare.
Ajo që bie në sy se ish-trajneri i të kuqve është mundur pikërisht nga një emër i përfolur si zëvendësues i mundshëm i Zekiç te Partizani, Miroslav Bojko, që drejton Vukovarin.