• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Dy vjet e gjysmë qeverisje, Kurti: Dëshmi të zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik

Dy vjet e gjysmë qeverisje, Kurti: Dëshmi të zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik

by albnews
15 October, 2023
in Kosova
0
1
VIEWS

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur të arriturat gjatë qeverisjes së tij në për vjet e gjysmë në krye të ekzekutivit të Kosovës, duke thënë se vendi nën drejtimin e tij është dëshmi se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah.

Në një postim në Facebook Kurti ka shkruar se nuk ka raport të besueshëm ndërkombëtar që nuk e ka njohur përparimin e vendit në demokraci, në të drejtat e njeriut, luftim të korrupsionit, sundim të ligjit, dhe qeverisje të mirë gjatë kësaj periudhe.

Ai tha se qeveria e Kosovës gëzon besimin e 56% të qytetarëve, më të lartin në mesin e të gjithë qeverive të Ballkanit Perëndimor, sipas matjeve të Ballkan Barometer 2023.

“Dy vjet e gjysmë qeverisje, përmes objektivit ndërkombëtar. Kosova është dëshmia e kohës se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Nuk ka raport kredibil ndërkombëtar që nuk e ka njohur përparimin tonë në demokraci, në të drejtat e njeriut, luftim të korrupsionit, sundim të ligjit, dhe qeverisje të mirë këto dy vjet e gjysmë.

Fillimisht, Raporti i BE-së për Vendin i vitit 2022 ishte më i miri që ka pasur Kosova deri më tani.

Transparency International në Indeksin e tyre të Perceptimit të Korrupsionit na ka renditur për 20 vende më lartë. Sivjet jemi në pozitën më lartë që kemi mbajtur ndonjëherë. Për 22 vende më lartë jemi renditur në Indeksin e Lirisë së Medieve, sipas Reporterëve pa Kufij. Në vitin e parë të qeverisjes kishim shënuar përmirësim rekord brenda një viti, duke u ngritur për 17 vende, kurse në vitin e dytë kemi arritur renditjen më e lartë ndonjëherë në këtë indeks. Pra, përmirësim i dyfishtë”, shkruan Kurti.

Ai përmendi edhe vlerësimin e Bankës Botërore, ku Kosova, krahas pakos mbështetëse më të madhe për frymë në rajon për përballjen me inflacionin dhe krizën energjetike, pritet të ketë rritjen më të madhe reale ekonomike për tre vitet e ardhshme.

“Njashtu edhe sipas raportit të vitit 2022 të Fondit Ndërkombëtar Monetar për sa i takon rritjes së grumbullimit të të hyrave, edhe atë pa ndryshuar politikat fiskale. Ndërkaq, sipas Bankës Botërore, Kosova krahas pakos mbështetëse më të madhe (si përqindje e BPV-së) në rajon për qytetarët në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike, ajo pritet të ketë rritjen më të madhe reale ekonomike në rajon për tre vitet e ardhshme. Projeksione të njëjtë ka edhe Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, e cila thotë se vendi ynë pritet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për këtë vit dhe vitin tjetër. E një raport tjetër i Bankës Botërore, ai mbi Indeksin e Maturitetit të Teknologjisë, e ka ngritur Kosovën nga grupi C në atë B për fokus në qeverisje digjitale.

Dy vjet e gjysmë pas, Qeveria e 50.2% të zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit 2021, gëzon besimin e 56% të qytetarëve, më të lartin në mesin e të gjithë qeverive të Ballkanit Perëndimor, sipas matjeve të Balkan Barometer 2023”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Kurti tha se gjatë kësaj periudhe qeverisjeje vendi është renditur 20 vende më lart sa i përket shkallës se korruspionit, 22 vende me lart sa i përket lirisë së mediave, dhe për përmirësimin në të drejtat politike dhe liritë civile, sipas raportit të Freedom House për këtë vit, Prishtina është renditur e para në Ballkanin Perëndimor, e dyta në Evropë dhe e treta në botë. Për përmirësimet në fushën e sundimit të ligjit, Kosova është renditur për këtë vit e dyta në botë dhe e para në Ballkanin Perëndimor thotë Kurti.

“E për përmirësim në të drejtat politike dhe liritë civile, raporti i Freedom House i këtij viti, renditi Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, të dytën në Evropë dhe të tretën në botë. Për nga përmirësimi në fushën e sundimit të ligjit, të dytët në botë na rendit edhe raporti i Projektit të Drejtësisë Botërore, i cili për të dytin vit me radhë të qeverisjes sonë, e nxjerr Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor. Të parët në Ballkanin Perëndimor për Demokraci Elektorale dalim edhe sipas vlerësimit të Institutit V-Dem”, theksoi Kurti.

Previous Post

Lëkundja e tretë brenda një jave, Afganistani goditet nga tërmeti 6.3 ballë

Next Post

(Video)Hyri në banesë nga ballkoni, policia publikon pamjet e vjedhjes së një shtëpie. Vihet në pranga i riu, i sekuestrohen para dhe aksesorë floriri

albnews

albnews

Related Posts

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit
Kosova

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

11 July, 2025
Kriza demografike: Kosova në recesion
Kosova

Kriza demografike: Kosova në recesion

11 July, 2025
Nëse s’ka vullnet për zgjidhje politike, pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja
Kosova

Nëse s’ka vullnet për zgjidhje politike, pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja

10 July, 2025
Next Post
(Video)Hyri në banesë nga ballkoni, policia publikon pamjet e vjedhjes së një shtëpie. Vihet në pranga i riu, i sekuestrohen para dhe aksesorë floriri

(Video)Hyri në banesë nga ballkoni, policia publikon pamjet e vjedhjes së një shtëpie. Vihet në pranga i riu, i sekuestrohen para dhe aksesorë floriri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

11 July, 2025
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

11 July, 2025
Britania e Franca me skemë të re për kalimet e migrantëve përgjatë Kanalit

Britania e Franca me skemë të re për kalimet e migrantëve përgjatë Kanalit

11 July, 2025
Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

11 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5131 shares
    Share 2052 Tweet 1283
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2573 shares
    Share 1029 Tweet 643
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1966 shares
    Share 786 Tweet 492
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1866 shares
    Share 746 Tweet 467
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1723 shares
    Share 689 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM