Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ka deklaruara se ka ndihmuar më shumë se gjysmë milioni njerëz të zhvendosur në Gaza, por paralajmëroi se po i mbarojnë furnizimet dhe nuk mund të garantojë sigurinë e stafit të tij.
Mbyllja e termocentralit të Gazës detyroi furrat e bukës dhe dyqanet të mbyllen, tha WFP. Çdo furrë buke e kontaktuar nga WFP raportoi një mungesë në miell gruri, energji elektrike ose ujë.
“Ne kemi qenë në gjendje të ndihmojmë 520 mijë në Gaza deri më tani, por po na mbarojnë furnizimet, nuk mund të marrim apo të nxjerrim asgjë dhe nuk mund të garantojmë sigurinë e stafit tonë,” ka deklaruar sipas CNN, Cindy McCain, drejtore ekzekutive e WFP.
“Ka rregulla edhe në luftë, dhe ne duhet të bëjmë mbrojtjen e punonjësve humanitar dhe civilëve. Civilët do të vdesin nga uria pa ndihmën tonë,” tha ajo.
WFP tha se po shpërndajnë bukë dhe ushqim të konservuar që nga e premtja dhe po përpiqen të sigurojnë transferta shtesë të parave për më shumë se 100,000 njerëz të zhvendosur.
Programi ka marrë më shumë se 3,500 thirrje telefonike ndërinstitucionale, tha WFP, ku thhet se gjysma prej tyre kërkonin ushqim dhe ndihmë në para. Pjesa tjetër e thirrjeve përfshinte kërkesa për strehim, sipas WFP.
“Duhet të dërgojmë ndihmë dhe të vendosemi në kufi. Komuniteti humanitar është i gatshëm të ndihmojë. Tani kemi kamionë që shkojnë atje. Shpresoj që SHBA të mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë pikë ndërsa ky konflikt po evoluon. Reagimi i urgjencës është forca jonë. Ne duam të bëjmë punën tonë”, tha McCain.
Izraeli bëri thirrje për më shumë se një milion palestinezë që jetojnë në veri të Gazës të lënë shtëpitë e tyre dhe të evakuohen drejt jugut të premten, përpara një ofensive tokësore të pritshme izraelite në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor.