Kombëtarja shqiptare e ka pushim rundin e tetë të kualifikuesve në grupet e Europianit, “Gjermani 2024”.
Gjithsesi, kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo do të jenë sërish të angazhuar, ku të martën, në orën 18:00, do të luajnë një ndeshje miqësore me Bullgarinë, takim i cili do të luhet në stadiumin “Air Albanai”. UEFA ka vendosur që ky test për kuqezinjtë të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh nga Kosova.
Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri.
Ndërsa gjyqtar i katërt në këtë ndeshje miqësore është përzgjedhur arbitri i kolegjiumit të Tiranës, Erjon Bastari. Në takime të tilla në përgjithësi nuk përdoret sistemi VAR, kështu gjitha barra e vendimeve në duelin Shqipëri-Bullgari bie mbi trupën e gjyqtarëve nga Kosova.